KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, ndan 1 milion euro për furnizim me kamera për vendvotime
Lajme

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, ndan 1 milion euro për furnizim me kamera për vendvotime

Kosova News
Kosova News 14:41 -23/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar përgatitjet e para për zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Kosovës.

Në mbledhjen e së enjtes, KQZ-ja ka marrë vendim për miratimin e specifikave për furnizim me kamera që do të përdoren në vendvotime për zgjedhjet e ardhshme në Republikën e Kosovës.

Shuma e përgjithshme e planifikuar për këtë aktivitet prokurimi, sipas KQZ-së, është 1 milion euro.

Për herë të parë, KQZ përdori kamerat në vendvotime në procesin për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni i tyre në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, i cili u mbajt më 21 prill 2024.

Këto kamera, KQZ i kishte huazuar nga KQZ e Shqipërisë.

Anëtari nga radhët e PDK-së, Arianit Elshani, ka thënë se vendosja e kamerave në vendvotime, sipas KQZ-së, ka për qëllim ruajtjen e integritet të procesit zgjedhor.

Ndërsa, anëtari i KQZ-së nga radhët e VV, Sami Kurteshi, ngriti për diskutim çështjen nëse mund të bëhet ky furnizim nëse zgjedhjet mbahen së shpejti.

Sipas shpjegimeve që u dhanë në këtë mbledhje, kjo është një procedurë e rregullt prokurimi dhe do të ishte e pamundur që ky proces të përmbyllet deri në muajin korrik.

“Këto kamera nuk mundet me u kontratu për kaq një kohë të shpejtë, a janë më të mira të Shqipërisë, janë më të reja, për këtë mund të garantoj”, ka thënë Elshani i PDK-së, transmeton EO.

Në rast të pamundësisë që KQZ të arrijë të sigurojë me kohë kamerat për vendvotime, anëtari tjetër i Vetëvendosjes në KQZ, Alban Krasniqi, ka theksuar se sërish mund t’i drejtohen KQZ së Shqipërisë për huazimin e kamerave.

“Në këtë rast mendoj që mund të drejtohemi Republikës së Shqipërisë, Komisionit Qendror atje që të në vërë në dispozicion kamerat që i kanë e që i përdorin në proceset zgjedhore, nëse veç kjo paraqitet e nevojshme”, ka deklaruar ai.

Tema e zgjedhjeve të ardhshme u diskutua edhe gjatë shqyrtimit të agjendës për punëtorinë për mësimet e nxëna për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave në Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut dhe përgatitjet për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

Në pjesën tjetër të mbledhjes, KQZ mori vendim për regjistrimin e iniciativës politike Romani Inicyativa si parti politike, e cila tani do të jetë pjesë e regjistrit të partive politike në Republikën e Kosovës.

Sipas këtij regjistri, numri i partive politike të regjistruara është 52.

Po në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për zhvillimin e takimeve të veçanta me kryetarë të komunave dhe me kryesues të Kuvendeve Komunale për të diskutuar dhe bashkëpunuar lidhur me zbatimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Gjithashtu lexoni:

Osmani takon përfaqësues shtetërorë në Forumin Ndërkombëtar

Gërvalla takon homologun nga Tanzania

Kurti takon ambasadoren kanadeze, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit

Përplasje në Kuvendin Komunal të Prishtinës për krizën me mbeturinat

Kurti: Kosova dhe Polonia po i thellojnë bashkëpunimin bilateral dhe lidhjet kulturore

Kosova News 23/05/2024 23/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 11°
80%
1 km/h
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Osmani takon përfaqësues shtetërorë në Forumin Ndërkombëtar
23:00 -02/06/2025
Tare synon të transferojë Luka Modricin në Milan
22:56 -02/06/2025
Gërvalla takon homologun nga Tanzania
22:25 -02/06/2025
“Tifozat Kuq e Zi” nuk do të jenë në stadium në ndeshjen ndaj Serbisë
21:41 -02/06/2025
Kurti takon ambasadoren kanadeze, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit
21:21 -02/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?