KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KQZ në pritje të datës së zgjedhjeve, Elezi tregon ndryshimet më të rëndësishme që duhet t’i dinë votuesit
Politikë

KQZ në pritje të datës së zgjedhjeve, Elezi tregon ndryshimet më të rëndësishme që duhet t’i dinë votuesit

Kosova News
Kosova News 08:43 -16/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është në pritje të vendimit të presidentes, Vjosa Osmani për datën e zgjedhjeve për të filluar përgatitjet.

Mirëpo këtë vit, votimi do të bëhet me disa ndryshime, raporton Ekonomia Online.

Së pari, votuesit do të kenë të drejtë të zgjedhin deri në 10 kandidatë për deputetë të një subjekti politik, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara kur janë zgjedhur deri në 5 kandidatë.

Së dyti, në ditën e zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohet vetëm pjesa e fletëvotimit ku qytetarët kanë votuar për subjektet politike dhe jo ajo e kandidatëve.

Kjo, sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, do t’ia mundësojë Komisionit që brenda një kohe të shkurtër t’i publikojë rezultatet preliminare.

Ai, në një intervistë, ka thënë se ndryshimet e lartcekura do t’i dallojnë zgjedhjet e radhës nga ato të kaluara.

“Aktualisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të caktimit të datës së zgjedhjeve. Vendimi i presidentes së Republikës së Kosovës e detyron Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të filluar me përgatitjet intensive. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme është detyrë e KQZ-së që pas shpalljes së datës për mbajtjen e zgjedhjeve, të miratojë afatet dhe planin e aktiviteteve të zgjedhjeve”, ka thënë Elezi.

Elezi ka shpjeguar në detaje punën e institucionit pasi të shpallet data për mbajtjen e zgjedhjeve, siç është përcaktimi i afateve kohore për zhvillimin e periudhave zgjedhore, regjistrimi i subjekteve politike, kandidatëve, por edhe për votimin jashtë Kosovës.

“Vendosja e afateve dhe plani i aktiviteteve do të thotë përcaktim i saktë i kohës se kur fillon një aktivitet zgjedhor dhe koha se kur përfundon. Këto aktivitete përfshijnë: aplikimi i subjekteve politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje dhe dorëzimi i listës së kandidatëve; verifikimi i përshtatshmërisë/aftësisë së kandidatëve; deklarimi i partive politike për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicionit; periudha e regjistrimit si votues jashtë Kosovës dhe votimi jashtë Kosovës; periudha për regjistrimin dhe Votimin e Personave me Nevoja të Veçanta (VNPV); periudha e fushatës zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët e certifikuar; periudha për aplikimin dhe akreditimin e vëzhguesve të zgjedhjeve dhe mediave; periudha emërimin e trupave zgjedhore (Komisionet Komunale të Zgjedhjeve dhe këshillat e Vendvotimeve) dhe trajnimin e tyre; certifikimi i Listës së Votuesve”, ka thënë Elezi.

Ai ka përmendur ndryshimet në numrin e kandidatëve, si dhe në numërimin e fletëvotimeve, si asto më të rëndësishmet në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, e të cilat do t’i dallojnë zgjedhjet e radhës nga ato të kaluara.

“Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme i miratuar nga Kuvendi i Kosovë në vitin 2023 ka bërë disa ndryshime të procesit të votimit edhe brenda vendit. Kur flasim për votimin brenda vendit, për dallim nga zgjedhjet e kaluara, në zgjedhjet e radhës për Kuvendin e Kosovës, votuesi ka të drejtë të zgjedhë deri në 10 kandidatë për deputetë të një subjekti politik, në zgjedhjet e kaluara votuesi ka pasur të drejtë të zgjedhë/votojë deri në 5 kandidatë për deputetë të një subjekti politik”.

“Përveç kësaj, Ligji i ri ka ndryshuar edhe aspektin e numërimit të fletëvotimeve. Në ditën e zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohet vetëm pjesa e fletëvotimit ku qytetarët kanë votuar për subjektet politike. Kjo ia mundëson KQZ-së që brenda një kohe të shpejtë të publikojë rezultatet preliminare për subjektet politike. Një ditë më pas, për dallim nga zgjedhjet e kaluara, në Qendra Komunale të Numërimit, do të fillojë numërimi i pjesës tjetër të fletëvotimit, pra vota për kandidatët për deputetë”, ka thënë ai.

Sipas KQZ-së, gjatë proceseve zgjedhore, në çdo komunë dhe kryesisht në palestra sportive, KQZ do të caktojë Qendrat Komunale të Numërimit.

Gjithashtu lexoni:

Refuzoi ta lironte hapësirën, politikani serb, Stefan Velkoviq largohet nga Policia e Kosovës nga manifestimi i ‘Vidovdanit’

PDK-ja për vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Partia e parë nuk ka të drejtë të bllokojë procesin

Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025

Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës

Ambasadorja Ziv vlerëson Kosovën për mbështetjen ndaj Izraelit

Kosova News 16/08/2024 16/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
broken clouds
22° _ 22°
73%
3 km/h
Sat
27 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Refuzoi ta lironte hapësirën, politikani serb, Stefan Velkoviq largohet nga Policia e Kosovës nga manifestimi i ‘Vidovdanit’
12:31 -28/06/2025
PDK-ja për vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Partia e parë nuk ka të drejtë të bllokojë procesin
11:55 -28/06/2025
Gjyshi tentoi ta merrte me forcë mbesën për t’u përkujdesur, arrestohet
11:10 -28/06/2025
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan
10:44 -28/06/2025
Arrestohen dy të dyshuar për posedim të mbi një kilogram narkotikë në Fushë-Kosovë
10:37 -28/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?