KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KQZ-ja del me sqarim për numërimin në Mitrovicë: Gabimi teknik nuk ndikon në rezultatin e zgjedhjeve
Lajme

KQZ-ja del me sqarim për numërimin në Mitrovicë: Gabimi teknik nuk ndikon në rezultatin e zgjedhjeve

Kosova News
Kosova News 22:36 -10/11/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar pas shqetësimeve të ngritura në opinion publik për procesin e verifikimit të rezultateve në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicën e Jugut. KQZ ka sqaruar se është konstatuar një gabim teknik në disa fletëvotime, por që sipas institucionit, ky gabim nuk ndikon në rezultatin e zgjedhjeve.

“Sipas informacioneve të pranuara nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në Gjakovë dhe Mitrovicë të Jugut, në disa prej dengjeve të fletëvotimeve ka ndodhur një gabim në shtypjen e kodit të vendvotimit,” thuhet në reagim.

KQZ bën të ditur se menjëherë ka kontaktuar kompaninë përgjegjëse për shtypjen e fletëvotimeve, e cila ka pranuar mundësinë që “gabimi të ketë ndodhur në printerin mekanik që vulos të dhënat variabile”. Kompania ka konfirmuar se në ditët në vijim do të dërgojë një sqarim zyrtar për këtë rast.

Institucioni ka theksuar se, pavarësisht këtij problemi teknik, të gjitha fletëvotimet janë evidentuar dhe verifikuar saktë. “Numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të shtypura është evidentuar saktë dhe numrat serikë përputhen plotësisht me ato të pranuara në Qendrën Komunale të Mitrovicës së Jugut dhe Gjakovës,” thuhet më tej.

KQZ ka siguruar publikun dhe votuesit se ky incident nuk cenon integritetin e procesit zgjedhor. “Gabimi teknik nuk ndikon në asnjë mënyrë në integritetin e procesit të votimit apo numërimit të votave, pasi fletëvotimet përmbajnë elemente të shumta sigurie që garantojnë se ato nuk mund të falsifikohen apo kopjohen,” përfundon reagimi.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu sot mban konferencë për media

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë

Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive

Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite

Kosova News 11/11/2025 10/11/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Ministria paralajmëron aksione kundër uzurpimeve në Batllavë dhe Badoc
10:20 -24/07/2026
Granatë dore në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia evakuon banorët
09:43 -24/07/2026
Rriten sërish çmimet e derivateve, nafta arrin në 1.69 euro për litër
09:23 -24/07/2026
Sot nuk do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë
08:40 -24/07/2026
SHBA-ja vendos tarifa ndaj dhjetëra partnerëve tregtarë
08:37 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?