KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KQZ: Deri më tani janë pranuar 1 mijë e 162 kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë vendit
Lajme

KQZ: Deri më tani janë pranuar 1 mijë e 162 kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë vendit

KosovaNewss
KosovaNewss 17:22 -02/09/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

​

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e sotshme, ka bërë të ditur se deri më datën 1 shtator, përmes platformës elektronike ka pranuar 1 mijë e 162 kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës.

Prej tyre 940 janë aprovuar dhe 222 janë refuzuar, për shkakun se dokumentet nuk kanë qenë të pa kompletuara, pasi që në shumicën e rasteve aplikuesit nuk janë fotografuar duke e mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit.

Kryeshefi i ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj bëri të ditur se KQZ ka pranuar 85 kërkesa për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës, prej të cilave 69 janë aprovuar dhe 14 janë refuzuar për të njëjtin problem.

Aplikimi ka filluar që nga 29 gushti dhe do të përfundoj me 26 dhjetor të këtij viti.

“Sa i përket votimit jashtë vendit, periudha e aplikimit për t’u regjistruar e cila është e hapur dhe ka filluar nga 29 gusht dhe do të përfundoj me 26 dhjetor. Deri me datën 1 shtator përmes platformës elektronike, kemi pranuar 1 mijë e 162 kërkesa për regjistrim, të cilat janë shqyrtuar dhe të refuzuara janë 222 aplikime dhe 940 kërkesa të aprovuara. Arsyet e refuzimit janë sepse dokumentet gjatë aplikimit kanë qenë të pakompletuara…Sa i përket regjistrimit edhe për ndërrimin e qendrave të votimit, deri më tani kemi pranuar 83 kërkesa ku prej tyre 69 janë aprovuar dhe 14 janë refuzuar, pothuajse arsyet janë të njëjta”, ka thënë Ahmetaj.

Ndërsa, anëtari i LVV-së në KQZ, Alban Krasniqi ka shtuar se është një numër i madh i aplikimeve që janë refuzuar dhe duket se është keqkuptuar kërkimi i fotografisë i dokumentit në dorë.

“Janë një numër i madh i aplikimeve që janë refuzuar sepse në shumicën e rasteve, në pjesën e platformës kur kërkohet bashkëngjitja e fotografisë në dokument në dorë si duket është keqkuptuar, apo nuk është informuar mjaftueshëm publiku qytetarë në lidhjen në atë se si bëhet kjo procedurë që është shumë e thjeshtë”, ka shtuar ai.

Përveç kësaj në mbledhjen e KQZ-së, është miratuar edhe plani i buxhetit për organizimin e punëtorisë përmes KQZ-së së Kosovës dhe KQZ-së së Shqipërisë. /KP

Gjithashtu lexoni:

Publikohen çmimet e derivateve për sot

IHMK: MotI me diell, pasdite priten reshje

Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

Basha: Nuk bëhet fjalë për “heqje dheu” – Rama po manipulon, por nga mashtruesit dhe manipuluesit nuk pritet më shumë

KosovaNewss 02/09/2024 02/09/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Publikohen çmimet e derivateve për sot
09:26 -16/06/2026
Numërohen 59% e votave të diasporës, ky është rezultati
09:08 -16/06/2026
IHMK: MotI me diell, pasdite priten reshje
08:42 -16/06/2026
Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?