KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KQZ cakton afatin për regjistrim të koalicioneve e votuesit nga jashtë
Politikë

KQZ cakton afatin për regjistrim të koalicioneve e votuesit nga jashtë

Kosova News
Kosova News 20:29 -24/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës do të mbahen me 9 shkurt 2025. Me anë të dekretit, presidentja Vjosa Osmani, e ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se KQZ ka caktuar afatin për regjistrim të koalicioneve dhe votuesit që jetojnë jashtë Kosove.

“Afati për regjistrimin e koalicioneve ka filluar nga dita e shpalljes së zgjedhjeve me 16 gusht dhe do të përfundojë me 30 gusht. Pra deri në këtë kohë partitë politike duhet ta njoftojnë KQZ-në, për këtë lloj të pjesëmarrjes në zgjedhje. Lidhur me këtë çështje ne i kemi njoftua partitë politike të cilat janë të regjistruara në KQZ për detyrim ligjor”, tha Elezi.

Kurse për votuesit që jetojnë jashtë Kosovë, Elezi bëri me dije se së shpejti do të jetë i qasshëm platforma elektronike për periudhën e regjistrimit e aplikimi për votuesit jashtë Kosove. “Do të ketë kohë të mjaftueshëm për këtë proces, i cili do të fillojë më 29 gusht dhe do të përmbyllet me 26 dhjetor. Pra për këtë periudhë mund të paraqesin aplikimin  e tyre për tu regjistruar si votues jashtë Kosove”, deklaroi ai.

Sipas tij, mërgimtarët mund të përzgjedhin se di duan të votojnë, në mënyrë fizike nëpër përfaqësitë diplomatike, apo edhe përmes dy mënyrave tjera: duke dërguar pakon me fletëvotim në fahun postar të KQZ-së në Kosovë apo në fahun postar të KQZ-së që do të hapet jashtë Kosovës.

Elezi foli edhe për procesin zgjedhor, ku bëri të ditur se KQZ ka filluar procesin dhe planin e aktiviteteve zgjedhore që ndërlidhen me votuesit.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve

Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria

VV përgatitet për zgjedhje të brendshme këtë vit

KQZ gati t’i shpallë rezultatet përfundimtare, pret afatin 48-orësh për ankesa lidhur me rinumërimin

Dyshime për manipulim votash nga Lista Serbe

Kosova News 24/08/2024 24/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Tragjedi në Lezhë, dy vajza të mitura mbyten në plazhin e Tales
15:41 -19/06/2026
Dogana e Kosovës zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë
15:27 -19/06/2026
Maqedonci në Bruksel: Kosova rreshtohet me aleatët e NATO-s për Ukrainën
14:55 -19/06/2026
Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve
14:53 -19/06/2026
Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria
14:24 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?