KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KPK cakton Petrit Kryeziun ushtrues të detyrës së Kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore në Prizren
Siguri

KPK cakton Petrit Kryeziun ushtrues të detyrës së Kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore në Prizren

Kosova News
Kosova News 11:34 -27/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), të martën në takimin e 252-të, ka miratuar dorëheqjen e Admir Shalës nga pozita e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Pas miratimit të dorëheqjes nga pozita e kryeprokurorit, Shala është kthyer në pozitën e prokurorit në Prokurorin Speciale të Kosovës.

Ndërkaq, për pozitën e kryeprokurorit të Prizrenit, KPK ka caktuar për ushtrues detyre prokurorin, Petrit Kryeziun.

Kryeziu u caktua në këtë pozitë me propozim të ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit, Besim Kelmendi, i cili tha se për bazë ka marrë performancen e lartë që ai ka treguar si prokuror deri me tash, shkruan Betimi për Drejtësi.

KPK po vazhdon takimin me pika tjera të rendit të ditës

Ndryshe, kryeprokurori i deritanishëm i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala pesë muaj para përfundimit të mandatit, kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për shkaqe personale e shëndetësore, por përkundër kësaj, ai ka kërkuar të vazhdojë të shërbejë si prokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Dorëheqjen e tij nga kjo pozitë, Shala e ka bërë përmes dokumentit të cilin e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, që mban datën 5 gusht 2024 drejtuar kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Ardian Hajdaraj.

Gjithashtu, dorëheqjen e Shalës e ka konfirmuar edhe Hajdaraj, i cili në një përgjigje ka thënë shkurt: “Po, ka ofruar dorëheqjen nga pozita e kryeprokurorit”.

Gjithashtu lexoni:

Biserko: Zbulimi i varrezave të reja masive hap çështjen e përgjegjësisë së Serbisë për krimet në Kosovë

Tërmet në Shqipëri, epiqendra në Elbasan

Komandanti i KFOR-it: NATO-ja vazhdon të bashkëpunojë me të gjitha organizatat e sigurisë në Kosovë, në përputhje me mandatin e saj afatgjatë të OKB-së

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Kosova News 27/08/2024 27/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla: Serbia vazhdon të mbetet si në kohën e Millosheviqit
22:51 -02/08/2026
Haxhiu: Dyshimet për një varrezë të dytë masive, rikujtim i rëndë i krimeve të kryera gjatë luftës dhe dëshmi se drejtësia ende nuk është përmbushur
22:23 -02/08/2026
Zbulohet një tjetër lokacion në Zubin-Potok ku dyshohet për mbetje mortore
21:18 -02/08/2026
Biserko: Zbulimi i varrezave të reja masive hap çështjen e përgjegjësisë së Serbisë për krimet në Kosovë
19:59 -02/08/2026
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së: Nderimi i njësive serbe, mohim i krimeve
19:54 -02/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?