KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kovaçevski nikoqir i takimit të Ohrit, pritet t’iu adresohet mediave pas fillimit zyrtar të takimit
Politikë

Kovaçevski nikoqir i takimit të Ohrit, pritet t’iu adresohet mediave pas fillimit zyrtar të takimit

Kosova News
Kosova News 08:40 -18/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovachevski do të jetë nikoqir i takimit të ardhshëm në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE-ja, që pritet të mbahet të shtunën në Ohër të Maqedonisë.

Sektori për marrëdhënie me publikun ka bërë të ditur se Kovachevcski do të zhvillojë takime me Lajçak dhe Borrell para fillimit të takimit.

“Të shtunën, më 18.3.2023, para fillimit zyrtar të dialogut, kryeministri Kovacevski do të takohet me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe të tjerë përfaqësues për çështjet rajonale të Ballkanit Perëndimor dhe do të ketë takime individuale me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti”, thuhet në njoftim.

Krahas kësaj, bëhet e ditur se mbrëmjen e së premtes, kryeministri Kovaçevsk takoi të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadoren e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Angela P. Aggeler.

Pas fillimit zyrtar të takimit të Ohrit, kryeministri Kovaçevski do t’u drejtohet mediave për këtë ngjarje. Në këtë fjalë të tijën, nuk do të përfshihen pyetje nga mediat.

Takimi i shumëpërfolur i nivelit të lartë në mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të zhvillohet sot, e shtunë, në Ohër të Maqedonisë.

Që të dy protagonistët tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë takim.

Pjesë e takimit do të jetë edhe i dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili do të marrë pjesë në cilësinë e vëzhguesit.

Hera e fundit që kreu i ekzekutivit kosovar ishte takuar me presidentin Vuçiq ishte në Bruksel, më 27 shkurt.

Gjithashtu lexoni:

Rriten tensionet në LDK, në prag të Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK-në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

Pacolli dhe Maqedonci bashkojnë forcat për një Kosovë më të pastër

Shefi i asamblistëve të LVV-së ngre alarmin: KfW po shqyrton tërheqjen nga projekti i zgjerimit të Termokosit

Kosova News 18/03/2023 18/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Thu
33 °C
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, dyshohet se i solli uji i reshjeve të fundit
09:17 -30/07/2026
Moti sot me diell dhe i nxehtë, temperaturat deri në 36°C
08:52 -30/07/2026
Kufizime për kamionët në autoudhë për shkak të temperaturave të larta
08:50 -30/07/2026
Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Hoti: Përgjegjësia të shkojë deri në fund, do të nisim inspektime me dronë
22:50 -29/07/2026
Rriten tensionet në LDK, në prag të Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut
22:28 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?