KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kovaçevski jep dorëheqje nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut
Rajon

Kovaçevski jep dorëheqje nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut

Kosova News
Kosova News 14:11 -25/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, të enjten, më 25 janar, ka paraqitur në Kuvend dorëheqjen e tij dhe të kabinetit qeveritar, me të cilin ka udhëhequr nga 11 janari i vitit 2022.

Dorëheqja e Kovaçevskit bazohet në Ligjin për zgjedhje dhe punën e Qeverisë, me qëllim formimin e Qeverisë teknike, e cila do të funksionojë 100 ditë, apo deri në zgjedhjet parlamentare, që do të mbahen më 8 maj.

Gjatë dorëzimit të dorëheqjes në Kuvend, Kovaçevski ka thënë se ai sërish do të kthehet në këtë post, pas zgjedhjeve parlamentare.

“Më 9 maj Qeveria sërish do të udhëhiqet nga unë sikur edhe shumica parlamentare, e cila do të sigurojë anëtarësimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në BE deri në vitin 2030”, ka deklaruar Kovaçevski, i cili është edhe kryetar i Lidhjes Social Demokrate (LSDM).

Ai ka thënë se zgjedhjet e 8 majit do të jenë “betejë mes partive politike që favorizojnë orientimin perëndimor të shtetit, dhe partive politike që janë për një orientim të qartë lindor të vendit”.

Qeveria teknike, e cila pritet të votohet më 28 janar, do të udhëhiqet nga Talat Xhaferi, që vjen nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), i cili gjatë ditës së hënë po ashtu dorëhiqet nga posti i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Postin e kryekuvendarit të premten më 26 janar pritet ta marrë Jovan Mitrevski nga LSDM-ja, i cili edhe do të përgatisë seancën për zgjedhjen e qeverisë së re.

Pjesë e Qeverisë teknike do të jetë edhe opozita maqedonase, bazuar në Ligjin për zgjedhje, me qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

VMRO DPMNE-ja do të udhëheqë dy ministri, atë për Punë të Brendshme dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, si dhe me tri poste të zëvendësministrave, me kompetenca të veçanta.

Kryetari i saj, Hristijan Mickoski, ka thënë se partia e tij mbetet në qëndrimin për të mos votuar për Talat Xhaferin për kryeministër të Qeverisë teknike, shkruan REL.

Por, mosvotimi i deputetëve të opozitës nuk e pengon formimin e qeverisë së re, meqë shumica parlamentare ka numrin e nevojshëm prej 61 votash për miratimin e qeverisë së re.

“Ne do të jemi në sallën e Kuvendit, por do të jemi të përmbajtur, nuk do të votojmë pasi vlerësojmë se Talat Xhaferi nuk meriton të votohet për drejtimin e kësaj qeverie. Ne nuk do të votojmë për të duke marrë parasysh sjelljen e tij, shkeljen e rregullores së punës së Kuvendit, Kushtetutës dhe shumë procedura tjera parlamentare. Vlerësojmë se ai nuk mund të udhëheqë me këtë detyrë dhe të na bëjë të ndihemi krenar. Por, ai do të jetë në këtë detyrë si rezultat i një marrëveshjeje mes LSDM-së dhe BDI-së”, ka deklaruar Mickoski.

Kreu i opozitës ka thënë se nuk pret “punë të mira” nga kjo qeveri, përkundrazi konflikte e zënka për të gjitha çështjet

“Kjo do të jetë një qeveri e konflikteve, nuk do të jetë qeveri për t’i marrë mësysh për punën që do të bëjë. Atje çdo ditë do të kacafytemi për gjëra të ndryshme. Atje nuk do të mund të flasim për diçka ë vlefshme për shtetin”, ka thënë Mickoski.

Ndryshime të tjera në qeverinë e re pritet në postin e zëvendëskryeministrit të parë. Tani në vend të Artan Grubit të BDI-së, në këtë post do të jetë Bojan Mariçiq nga LSDM-ja, i cili aktualisht është zëvendëskryeministër për çështjeve evropiane.

Qeveria teknike që do të votohet më 28 janar do të jetë e treta me radhë, që nga ndryshimet në Ligjin për punën e qeverisë.

Funksionimi i saj 100 ditë para çdo cikli zgjedhor u vendos që nga viti 2016 kur nga pushteti u largua ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili ndodhet në arrati në Hungari për t’u ikur dënimeve me burgim dhe disa proceseve gjyqësore, për shpërdorim të detyrës dhe manipulimin me proceset zgjedhore.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 25/01/2024 25/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Wed
21 °C
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Pacolli: Qytetarët janë aleatët tanë kryesorë në mbrojtjen e mjedisit
19:43 -15/07/2026
Haxhiu: Nexhmije Pagarusha, zëri i artë që frymëzoi breza të tërë
19:31 -15/07/2026
AUV fillon kontrollet emergjente pas dyshimeve për helmime në Prishtinë dhe Han të Elezit
19:25 -15/07/2026
William Walker: Deklarata e ministres serbe tregon që ajo është një kriminele e sinqertë lufte
18:49 -15/07/2026
Gashi: Partia ka nevojë për reflektim dhe votëbesim
18:46 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?