KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kostoja e lartë financiare shtyn të mbijetuarat e dhunës seksuale të heqin dorë nga ndjekja e rrugëve ligjore
Lajme

Kostoja e lartë financiare shtyn të mbijetuarat e dhunës seksuale të heqin dorë nga ndjekja e rrugëve ligjore

Kosova News
Kosova News 12:24 -01/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Procesi për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës po shkakton barrierë emocionale dhe financiare. Të mbijetuarat po detyrohen të heqin dorë nga ndjekja e rrugës ligjore për të kërkuar drejtësi, për shkak të kostos së lartë financiare.

Organizatat joqeveritare të cilat trajtojnë rastet e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës thonë se shumica prej tyre jetojnë në kushte jo të mira. Që prej kohës kur ka nisur aplikimi për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale janë refuzuar rreth 350 kërkesa. Jo të gjitha rastet kanë ndjekur rrugën ligjore.

Fatmire Haliti, e cila është juriste në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) thotë se inicimi i procedurave gjyqësore ka kosto të lartë financiare.

Ajo tregon se QKRMT ofron mbështetje ligjore për të mbijetuarat e dhunës seksuale, por jo të gjitha rastet shkojnë përmes organizatës.

Edhe Dorina Babuni-Krelani nga organizata joqeveritare “Medica Gjakova”, thekson vështirësitë e të mbijetuarve që të ndjekin rrugën e tyre drejt drejtësisë.

Aplikimi për njohjen e statusit ka filluar në vitin 2018, dhe prej asaj kohe kanë aplikuar mbi 2000 persona.

“Që nga fillimi i procesit e deri më datë 21.05.2025 kemi pranuar gjithsej 2268 aplikacione. Statusin viktimë e dhunës seksuale e kanë fituar gjithsej 1787 aplikues, ndërsa 348 kërkesa janë refuzuar. Në periudhën 2018 – 2025  Komisioni ka bërë përgjigje në Padi në Gjykatë për 222 raste. Në periudhën kohore 01.01.2025 – 21.05.2025 kemi pranuar gjithsej 85 aplikacione”, kanë thënë për KosovaPress nga Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës.

Numri i personave të përdhunuar gjatë luftës së fundit në Kosovë nuk dihet, por raportet flasin për rreth 20.000.

Deri tani, vetëm Zoran Vukotiq është dënuar për dhunim seksual gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë.

Gjithashtu lexoni:

Osmani takon përfaqësues shtetërorë në Forumin Ndërkombëtar

Gërvalla takon homologun nga Tanzania

Kurti takon ambasadoren kanadeze, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit

Murati: Paga mesatare në sektorin privat vitin e kaluar ka shënuar rritjen më të lartë historikisht

Përplasje në Kuvendin Komunal të Prishtinës për krizën me mbeturinat

Kosova News 01/06/2025 01/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 11°
80%
1 km/h
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Osmani takon përfaqësues shtetërorë në Forumin Ndërkombëtar
23:00 -02/06/2025
Tare synon të transferojë Luka Modricin në Milan
22:56 -02/06/2025
Gërvalla takon homologun nga Tanzania
22:25 -02/06/2025
“Tifozat Kuq e Zi” nuk do të jenë në stadium në ndeshjen ndaj Serbisë
21:41 -02/06/2025
Kurti takon ambasadoren kanadeze, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit
21:21 -02/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?