Edon Zhegrova e ka shënuar një gol të bukur me kokë, duke kaluar Kosovën në epërsi dhe duke e elektrizuar stadiumin, por VAR ka gjetur se paraprakisht ka pasur pozitë jashtë loje dhe goli është anuluar.
Deri te goli i realizuar kishte ardhur pas një bashkëveprimi mes Celinës dhe Zhegrovës në minutën e gjashtëdhjetë e tetë.
Më herët, në minutën e pesëdhjetë e gjashtë, ka qenë Vojvoda ai i cili ka pasur një rast, por ani se ka kaluar disa lojtarë rumunë në fund nuk është treguar konkret.
Kur kanë mbetur edhe pak minuta lojë rezultati në Prishtinë mbetet 0-0.



