KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosovë-Shqipëri, mbledhje e përbashkët e Qeverive të hënën në Prishtinë
Politikë

Kosovë-Shqipëri, mbledhje e përbashkët e Qeverive të hënën në Prishtinë

Kosova News
Kosova News 18:09 -15/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Prishtinë do të jetë vendtakim i qeverive të të dy shteteve, Kosovës dhe Shqipërisë. Një gjë e tillë është konfirmuar nga zyrtarë të qeverisë së Kosovës.

Përveç kësaj, tashmë  është vendosur  edhe dita se kur kjo mbledhje e përbashkët do të mbahet.

“Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, do të mbahet me 20 qershor në Prishtinë”, deklaroi Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës.

Mbajtjen e një mbledhje të tillë të përbashkët, e ka paralajmëruar kohë më parë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Mbledhja e fundit e përbashkët e qeverisë së Kosovës e Shqipërisë është mbajtur në fund të nëntorit të vitit të kaluar  në Elbasan.

Në atë mbledhje ishin nënshkruar 13 marrëveshje. Ato ishin për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore dhe/ose të kontrollit të hyrje/daljes së mallrave e për protokoll bashkëpunimi ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për krijimin e Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar.

Marrëveshje tjera ishin për lehtësimin e procedurave dhe kushteve për marrjen e leje qëndrimit të përkohshëm, rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit, hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës)–Krushevë (Dragash), ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare, sigurime shoqërore, kalendarin e përbashkët Kulturor Vjetor,  bashkëpunim në fushën e trashëgimisë kulturore dhe muzeve, memorandum për ndërtimin e lidhjes hekurudhore Durrës-Prishtinë, bashkëpunim në fushën e arsimit dhe  në atë të bujqësisë./rtk/

Gjithashtu lexoni:

Rrustemi: Vetëvendosje dëshiron t’i shmangë zgjedhjet

Kurti: Aleanca dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara është i veçantë dhe i palëkundur 

Kurti takon ambasadoren e re të Zvicrës, Cattin Hennin

Abdixhiku takon ambasadorin norvegjez, diskutojnë për zhvillimet politike në Kosovë

Kurti për deklaratën skandaloze të Igor Simiqit: Mund të jetë në kuadër të euforisë nga varrimi i Mladiqit   

TAGGED: Mbledhja
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?