KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosovarët kanë 4.1 miliardë euro kredi dhe mbi 5 miliardë euro depozita nëpër banka
Ekonomi

Kosovarët kanë 4.1 miliardë euro kredi dhe mbi 5 miliardë euro depozita nëpër banka

Kosova News
Kosova News 09:50 -04/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Përderisa qytetarët e Kosovës, kanë 5 miliardë e 206 milionë euro depozita nëpër xhirollogaritë e tyre, vlera e kredive për muajin korrik, ka arritur në 4.1 miliardë euro.

Këtë e thekson raporti i fundit i Bankës Qendrore të Kosovës, i publikuar të enjten më 25 shtator që pasqyron gjendjen për muajin gusht.

Në këtë raport thuhet se:

Depozitat e ekonomive familjare janë  3 miliardë e 524.7 milionë
Depozitat e korporatave jo financiare 1 miliard e 048.5 milionë,
Depozitat e korporatave tjera financiare 262.1 milionë.

Ndërkaq. vlera e kredive për muajin korrik, ka arritur në 4.1 miliardë euro, thotë për Radio Kosovën, Kushtrim Ahmeti, zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës.

- Reklamë -

Bankat komerciale në Kosovë i përcaktojnë individualisht normat e interesit, bazuar në politikat e tyre afariste.

Nga Shoqata e Bankave të Kosovës, theksojnë se ka një rritje të lehtë të normave të interesit për kredi të korporatave jo financiare, përderisa ka një ulje për ekonomi familjare.

Bazuar në ligjet dhe rregulloret në fuqi, bankat komerciale në Kosovë i përcaktojnë individualisht normat e interesit, bazuar në politikat e tyre afariste. Përfaqësues të bankave komerciale në Kosovë nuk pranojnë të flasin para mikrofonit për rritjen e interesit të kredive.

Nga Shoqata e Bankave te Kosovës, në një përgjigje për Radio Kosovën konfirmojnë se është një rritje e lehtë normave të interesit për kredi të korporatave jo financiare, përderisa ka një rënie të lehtë të normave të interesit për kredi të ekonomive familjare.

Norma efektive për kredi të lëshuara për korporatat jo financiare në fund të muajit gusht 2022 ishte 6.05 për qind për dallim prej fundit të vitit 2021 kur ishte 5.72 për qind, ndërsa për ekonomitë familjare në muajin gusht 2022 ishin 5.89 për qind për dallim që ishte 5. 95 qind, thuhet në përgjigjen elektronike nga Shoqata e Bankave të Kosovës.

Përfaqësuesi nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, Agim Shahini, thotë për Radio Kosovën se rritja e interesit bankar dobëson ekonominë dhe investimet.

“Të gjitha bizneset në Kosovë, përkundër vështirësive për të marr kredi dhe përkundër që interesi ka qenë i lartë edhe në të kaluarën, tashmë është bërë më i lartë, dhe kjo do të mund ta dobësojë konkurrencën ekonomike në vend, qoftë ajo, prodhuese, shërbyese apo tregtare”, thotë Shahini.

Për ekspertin e ekonomisë, Safet Gërxhaliu, rritja ka ardhur si pasojë e rritjes së normave të interesit nga Banka Evropiane Qendrore. Ai thotë se 40 për qind e biznesmenëve në Kosovë kanë nevojë për mjete financiare.

“Nëse vazhdohet kjo ngufatje dhe ky trend, kam frikë se shqetësimi më i madh do të jetë rritja e borxheve të këqija, sepse me këtë formë të zhvillimit dhe me këtë mungesë të dialogut publiko-privat dhe me këtë mungesë të mbështetjes së sektorit privat, do të jetë shumë e vështirë që sektori privat të përballojë kthimin e borxheve kredive, e ku shumica e bizneseve është në kredi bankare”, shprehet Gërxhaliu.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë se norma mesatare e interesit në kredi të reja për periudhën e gushtit ishte, 5.99 për qind. Në Kosovë veprojnë 11 banka komerciale dhe vlera e kredive për muajin korrik, ka arritur në 4.1 miliardë euro, thotë për Radio Kosovën, Kushtrim Ahmeti, zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

Publikohen çmimet e derivateve për sot

MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e konsullore

Fillon votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

Kosova News 04/10/2022 04/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë
14:55 -06/06/2026
Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes
14:25 -06/06/2026
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 mijë euro
13:57 -06/06/2026
KQZ del me njoftim, 3 dokumentet që lejojnë të votoni nesër!
13:20 -06/06/2026
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
12:39 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?