KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KosovaNews me hulumtime ekskluzive se si Mishkoviçi, oligarku i Millosheviçit, operon me biznese në Kosovë
Lajme

KosovaNews me hulumtime ekskluzive se si Mishkoviçi, oligarku i Millosheviçit, operon me biznese në Kosovë

Jeton Sopa
Jeton Sopa 18:36 -01/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

KosovaNews verën e kaluar publikoi një seri hulumtimesh për kompanitë e Devollëve e lidhjet e tyre me Kariçët e Pejës, familje kjo oligarkësh serb me banim në Beograd të Serbisë e në Minsk të Bjellorusisë.

Këto Hulumtime  patën rezultuar me identifikimin e mënyrës se si “Klan Kosova” e “ArtMotion” janë të regjistruara në Kosovë, me atë modelin tresh të strukturës pronësore: shpk-Kosovë, shpk-Kosovë, dooel-Maqedoni e Veriut, kjo e fundit e regjistruar si investim i huaj serb, në pronësi të “shtetasëve serbë” nga “Peć” e nga “Đakovica”. Më vonë dolën edhe kompanitë në Novi Sad, me liçenca nga RATEL-i (“KPM-ja e Serbisë”), pastaj çertifikatat e shtetësitë të oligarkut Blerim Devolli në Kragujevcë të Serbisë, kompani tjera në British Virgin Islands e lidhjet e tyre me “Homologimin”, gjumin e thellë të institucioneve përgjegjëse e pisllëqe tjera pa fund.

Gjatë këtyre hulumtimeve na pat rënë të lexojmë edhe për një oligark tjetër serb, një Mirosllav Mishkoviç. Edhe ky, ngjajshëm si Kariçët e Pejës (këta dajët i kanë në Gjakovë) viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, karrierën prej biznismeni e kishte filluar si hyzmeçar i Millosheviçit. Hyzmeçarë i diktatorit serb, i cili vriste shqiptarë, kroatë e boshnjak e të cilin bota e mbanë në mend si “Kasapi i Ballkanit”. Millosheviçi vite më vonë vdiq në Hagë, pa arritur të gjykohej për të bërat e Serbisë nën udhëheqjen e tij. Kurse, pasardhësit e tij politik sot e drejtojnë Serbinë. 

Siç thotë një fjalë popullore, “eshi-eshin”, Mishkoviçi sipas mediave serbe ka krushqi me Kariçët: vajza e Mishkoviçit është e martuar me djalin e njërit nga Kariçët. Rastësi kjo, apo ka ndonjë kupolë më lart që ne s’e shohim e që i mbanë familjet e oligarkëve serbë bashkë…

Gjatë hulumtimeve në fjalë, kemi gjetur një kompani, një “guackë” të regjistruar në Qipro në vitin 1991, një ‘ltd’ në pronësi të Mishkoviqit. Që prej vitit 2019, kjo kompani qipriote e ka arritur pronësinë e plotë mbi një kompani kosovare, duke ja blerë aksionet një biznismeni të njohur këtu dhe një kompanie hollandeze.

Në hulumtimet që do t’i publikojmë  të dokumentuara përmes materialeve të pranuara zyrtarisht nga ARBK-ja,do të zbulojmë  lloj-lloj marifetesh, deri edhe në pronarë terminalesh, terminale këto  që i fitonin duke votuar në Kuvendin e Kosovës. Pastaj, shumë emra juristësh, që në ato kohë kishin qenë vetëm qatipa e praktikantë në disa zyra avokatie nga Peja e Gjakova, ndërsa tani e prejnë drejtësinë në Gjykatën Komerciale. Janë nga ata gjykatës që me vendimet e tyre shembin çdo gjë publike në njërën anë, ndërsa në anën jetër i amnistojnë “gabimet teknike” si “Peć, Srbija” e “Đakovica, Srbija”.

Po në këtë dosje kemi gjetur lloj-lloj gjykatësi të UNMIK-ut  që shërbenin në Dhomat e Posaçme të Gjykatës Supreme për lëndët që kanë të bëjnë me Agjensionin Kosovar të Privatizimit, që dikur quhej AKM. Lloj-lloj avokatësh, lloj-lloj “beogragjanash”, lloj-lloj adresash postare, herë “Tringë Smajli”, herë “Aca Maroviç”, për të njejtën rrugë. Pastaj, na dolën disa individë nga Malta e destinacione tjera egzotike, lloj-lloj…!

Këtë artikull do te prezentojmë me dy vazdime… Stay tuned.

Kush është Mirosllav Mishkoviç?

Një ekonomist nga Krushevaci i Serbisë, i cili karrierën e filloi si drejtor i degës së Jugobankës atje. Në vitin 1990 ishte zëvendëskryeministër i Serbisë, në këtë pozitë qëndroi për një kohë të shkurtër. Pastaj kaloj kah biznesi privat, por asnjëherë nuk i shkëputi lidhjet me shtetin serb, e as me strukturat parashtetërore atje. 

Mirosllav Mishkoviç, është një oligark serb, i cili operon me rrjetin e kompanive “Delta Group”. Më heret, në vitin 2016, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në atë kohë Glauk Konjufca pat zbardhur se Mishkoviçi bënte biznes tek ne, një biznes në fushën e automobilizmit në bashkëpunim me djemt e Isa Mustafës.

Ashtu si Kariçët edhe Mishkoviçi transportonte para për në Qipro

Në vitet e 90-ta të pasi e la postin e zëvendëskryeministrit, Mirosllav Mishkoviç filloi biznesin me kompanitë e tij të njohura si “Delta Group”. Këto biznese ja kanë facilituar Serbisë bartjen e disa miliarda markave, frankave, dollarëve e valutave tjera nga Serbia për në Qipro.

Në atë kohë, Serbia, përkatësisht një kreaturë që quhej “RF e Jugosllavisë” – një mbetje nga faza e parë e shpërbërjes së Jugosllavisë komuniste, ishte vënë nën sanksione të ashpra ekonomike. Këto sanksione i qenë vendosur Serbisë nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, për shkak të rolit të saj në agresionin kundër Kroacisë e Bosnjë e Hercegovinës e të shtypjes e dhunës shtetërore që e ushtronte ndaj shqiptarëve në Kosovë. 

Serbia nuk mund të shiste e as të blente asnjë gjë nga bota. Asnjë shteti në botë nuk lejohej të bënte tregti me Serbinë! Për t’ju shmangur këtyre sanksioneve, Serbia kishte filluar ti transportonte në rrugë klandestine devizat që i kishte për në shtetin ishullor të Qipros. Me këto fonde e duke u maskuar prapa disa kompanive fiktive të regjistruara atje, Serbia i bishtëronte sanksioneve. Që nga Qiproja furnizohej me mallra të domosdoshëm, me lëndë të parë, me energjente, etj. Po nga atje blente edhe armë e municione për milicinë e saj, që dita ditës po e trashte zullumin mbi shqiptarët në Kosovë. 

Në mesin e këtyre kompanive ishte edhe kompania e Mishkoviçit e regjistruar në Qipro.

Më vonë do të del se kjo “fiskulturë” me Qipron, përveç se për t’ju shmangur sanksioneve viteve të 90ta, kishte qenë diçka më afatgjatë, një maratonë, një plan që edhe pas rënjes së Millosheviçit nga pushteti në Serbi, nën petkun e “qeverive demokratike” atje, të sigurohet vazhdimësia e disa elitave në drejtim de-facto të Serbisë, por edhe për te mirëmbajtur e për te shtrirë tutje ndikimin ekonomik të Serbisë në rajon.

Në mesin e atyre parave që Serbia i qonte në Qipro, ishin edhe markat gjermane, frankat zvicerane, dollarët amerikanë e valutat tjera të shqiptarëve, të cilat administrata e dhunshme, milicija e “Financijska Pollicija” e Serbisë i grabiste në Kosovë. Edhe ato valuta të cilat disa banka, si BeoBanka e Jugobanka, por edhe disa “zhiralista”, pastaj edhe disa “markagji” të Teferiçit e të “Çarshia e Gjatë” i mblidhnin nga shqiptarët, duke ju dhënë në këmbim dinarë të pavlerë jugosllav. 

Pasojat e ndikimit ekonomik të strukturave fantazmë të Serbisë tek ne

Nga viti 2000, këto fonde të “strehuara” në Qipro, Serbia filloj t’i kthej gjithandej në Ballkan. Përveç në Serbi, ndër vende tjera edhe në Kosovë e në Shqipëri. Këtyre fondeve ju gjente vend në formë privatizimesh, investimesh në qendra tregtare, ndërtimtari, terminale, përfaqësi të brendeve ndërkombëtare, pastaj duke i investuar tek asi e kësi mobajllash (+/-, x, y, Z), etj. Kësi lloj “fiskulturash” organet e ligjzbatimit në botë i quajnë si: “pastrim i parasë, faza e plasimit”. 

Këto lloj fiskulturash na lënë të kuptojmë edhe regjistrimet e kompanive që janë të njohura si të Devollëve, të cilat kompani pronarët e vertetë i regjistrojnë në emër të ndonjë argati (si p.sh. Kushtrima të “Đakovica”-ës e Valona të “Peć”-it)? Pastaj, të atyre kompanive që regjistrohen në Serbi, apo Maqedoni të Veriut, por si investime serbe me adresa në Kosovë. Pastaj, në Qipro, në Maltë, në British Virgin Islands, Jersey,etj. Larg opinionit, larg transparencës, larg domenit të ligjzbatimit të Republikës së Kosovës. 

Këto kompani, përveç tjerash, janë edhe pronare mediash e kabllorësh këtu tek ne. Si mund të kemi transparencë të pronësisë në këtë mes? Si mund të sigurohemi nëse nëpërmjet këtyre kompanive nuk na është përbiruar p.sh. Sputniku, apo Russia Today. Apo, edhe më thjeshtë fare, RTS-i, apo Pink-u i Serbisë? Si u bë puna që 20 e kusur vite pas çlirimit ndeshjet sportive në kabllorët tonë ti kemi vetëm në serbisht, kontent televiziv që vjen nga kompanitë bija të Telekom Serbia. Për më tepër, në mes të atyre ndeshjeve të na shfaqen përmbajtje ku glorifikohen terroristët e rastit “Banjska”?

Disa shpresonin se Republika e Kosovës asnjëherë nuk do te shtrinte sovranitetin në të gjithë territorin e saj. Shpresonin se asnjëherë nuk do ti shuante strukturat paralele. Asnjëherë s’do t’ju vinte drynin bankave e “shtedionicave” të Serbisë që operonin pa liçencë në Kosovë. Asnjëherë nuk do te ndalonte qarkullimin masiv, me thasë, të dinarit serb në Kosovë.

Stay tuned… Javën tjetër: firma e Mishkoviçit në Kosovë nën llupën e KosovaNews.

Foto: Dikur në ndërtesat e “JU-programit”, tek zona që njihet me emrin “Sante”, në Prishtinë, viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, ka qenë dega prishtinase e “Delta Holding”-ut të Mishkoviçit.

Gjithashtu lexoni:

Arrestohet një polic në Gjilan, dyshohet për dhunë në familje

Me flamurin e Kosovës në krah, Terras zbulon planin për 5 njohjet e mëdha

Uta Ibrahimi bën histori: Gruaja e parë në Ballkan që ngjit 14 majat më të larta në botë

Shqiptarë e serbë të arrestuar për spiunazh: Si rrezikohet Kosova?

Çitaku Kurtit: Zhbllokoni situatën, mos e mbani peng Kosovën

Jeton Sopa 02/11/2024 01/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
broken clouds
11° _ 10°
76%
3 km/h
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
17 °C
Tue
14 °C
Wed
13 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohet një polic në Gjilan, dyshohet për dhunë në familje
21:48 -10/05/2025
Me flamurin e Kosovës në krah, Terras zbulon planin për 5 njohjet e mëdha
19:58 -10/05/2025
Kishte dalë të mblidhte kanaçe, por nuk u kthye më në shtëpi, gjendet i pajetë 65-vjeçari në Divjakë
19:36 -10/05/2025
Po i vjen fundi mashtrimit me kilometrazh
19:33 -10/05/2025
A e dini pse nuk duhet të lani kurrë madje asnjëherë peshqirët me rrobat tuaja?
19:30 -10/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?