Kosova U21 ka pësuar humbje nga Gjermania me rezultat 0-3 në ndeshjen e fazës kualifikuese për Kampionatin Evropian U21.
Dardanët iu bënë ballë gjermanëve deri në 15 minutat e fundit kur edhe e lëshuan lojën nga dora.
Golat për Gjermaninë i shënuan, dy Moukoko (74’ & 78’) dhe një tjetër nga Kleine-Bekel (89’).
Pas dy ndeshjesh, Kosova është në vendin e katërt me tri pikë.