KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani dhe Zeka në Teksas tregojnë mundësitë dhe përparësitë e investimeve në Kosovë
Ekonomi

Presidentja Osmani dhe Zeka në Teksas tregojnë mundësitë dhe përparësitë e investimeve në Kosovë

Kosova News
Kosova News 10:38 -11/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, mori pjesë në një tryezë të organizuar nga World Council Affairs në Dallas, Teksas, ku pati rastin t’u drejtohet përfaqësuesve të bizneseve amerikane.

Presidentja Osmani shoqërohej nga një delegacion i bizneseve kosovare dhe Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë. Delegacioni i bizneseve ka marrë pjesë edhe në Samitin e Biznesit SHBA-Afrikë, për të eksploruar mundësitë e shumta për bashkëpunim ekonomik që ofrohen në Afrikë.

“Ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani merr mesazhin nga ushtarët amerikanë

Gjatë fjalimit të saj, presidentja Osmani theksoi përparësitë konkurruese të Kosovës, duke përfshirë fuqinë punëtore të re dhe të kualifikuar, normat tatimore miqësore për investitorët dhe pozitën gjeografike strategjike që shërben si një portë në mes të lindjes dhe perëndimit.

Në njoftimin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Osmani nënvizoi mbështetjen dhe përkushtimin e palëkundur të Kosovës për marrëdhëniet e saj të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar Kosovën si shtetin më proamerikan në botë.

Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, elaboroi më tej mundësitë për investime në Kosovë.

Zeka theksoi qasjen e vendit në tregje më të mëdha, afërsinë me portet detare, kostot e ulëta operacionale, valutën e qëndrueshme, mekanizmat efektivë të mbrojtjes së investimeve dhe rrezikun e ulët politik.

Ai përshkroi sektorët potencialë të investimeve, duke përfshirë energjinë, minierat, përpunimin e ushqimit, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, kujdesin shëndetësor, menaxhimin e mbetjeve, turizmin dhe modën.

Tryeza ofroi një platformë për bizneset kosovare që të ndërveprojnë me bizneset amerikane dhe të eksplorojnë mundësitë e bashkëpunimit, për lidhje më të mëdha ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj për pritjen e ngrohtë dhe diskutimet e frytshme në tryezën e rrumbullakët, duke theksuar përkushtimin e përbashkët për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe promovimin e prosperitetit ekonomik për të dyja shtetet.

Delegacioni i bizneseve i është bashkuar Presidentes Osmani edhe në vizitën tek prodhuesi amerikan i helikopterëve “Bell” ku përfaqësuesit e kompanisë ofruan informata për fluturaket e tyre, derisa ata të kompanisë amë Textron Systems, prezantuan gamën e automjeteve të blinduara, një pjesë e të cilave tashmë janë në flotën e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Terras: Sa më shpejt një koalicion, të ketë qeveri funksionale

Zyrtari i lartë i OKB-së viziton Kosovën më 22–23 qershor, në fokus paqja dhe stabiliteti rajonal

Kërçeli i reagon Hotit për protestën pro gazit amerikan: Mbrojeni LDK-në, jo aleancën me SHBA-të

Pas Kamishit edhe Kryeziu kërkon rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së

MINTI: Do të themelohet divizioni për gratë ndërmarrëse në Agjencinë e Re për Ndërmarrësi dhe Inovacion

Kosova News 11/05/2024 11/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
73%
Sun
31 °C
Mon
29 °C
Tue
30 °C
Wed
30 °C
Thu
29 °C

Lajmet e Fundit

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit
23:31 -20/06/2026
E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?