KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova prezanton bizneset e saj në ‘Hannover Messe 2025’, Kurti në kërkim të investimeve të reja
Ekonomi

Kosova prezanton bizneset e saj në ‘Hannover Messe 2025’, Kurti në kërkim të investimeve të reja

Kosova News
Kosova News 18:41 -31/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të pjesëmarrjes në panairin më të madh ndërkombëtar të industrisë dhe teknologjisë, “Hannover Messe 2025″, vizitoi stendat dhe pavijonet e kompanive lidere si Bosch Rexroth, Festo, Siemens, Aleph Alpha, SAP dhe Schneider Electric.

Ai u njoh nga afër me përfaqësuesit e kompanive si dhe me punën që e zhvillojnë në fushat e teknologjisë inteligjente të prodhimit, automatizimin industrial dhe ekosistemet digjitale.

Krahas takimit me drejtorin ekzekutiv të Bosch Rexroth, Steffen Haack, në margjina të panairit, kryeministri Kurti u mirëprit edhe nga drejtori ekzekutiv i Deutsche Messe, Jochen Köckler, organizator i panairit. Ata diskutuan mbi realizimin e një projekti të përbashkët vitin e ardhshëm dhe mundësive për thellimin e bashkëpunimit me panairin e Hannover Messe.

Në këtë tur në hapësirat e këtyre kompanive, kryeministri Kurti u shoqërua edhe nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi dhe Këshilltarja Politike, Fëllanza Podrimja.

Panairi i këtij viti “Hannover Messe 2025” mbahet në datat 31 mars deri më 4 prill, me moton “Shaping the future with technology”. Për të dytin vit radhazi është pjesëmarrëse dhe Kosova përmes bizneseve të ndryshme të mbështetura nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe agjencia KIESA, me qëllim të promovimit të kompanive vendore në gjetjen e tregjeve të huaja për eksport të produkteve dhe shërbimeve.

Gjithashtu lexoni:

Rriten tensionet në LDK, në prag të Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK-në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë

BE-ja qorton Vuçiqin: Të shmangen deklaratat që nuk kontribuojnë në normalizim

Haxhiu: SHBA-ja dhe BE-ja ta dënojnë gjuhën shoviniste të Vuçiqit e Bërnabiqit

Gërvalla: Serbia t’i hapë arkivat dhe t’i dorëzojë të gjithë personat e zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë

Kosova News 31/03/2025 31/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Hoti: Përgjegjësia të shkojë deri në fund, do të nisim inspektime me dronë
22:50 -29/07/2026
Rriten tensionet në LDK, në prag të Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut
22:28 -29/07/2026
Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”,  lëndohen shtatë persona
21:38 -29/07/2026
Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK-në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë
20:38 -29/07/2026
BE-ja qorton Vuçiqin: Të shmangen deklaratat që nuk kontribuojnë në normalizim
20:07 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?