KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova përfituese nga “Tregu i Përbashkët” i BE-së, me vlerë 4.2 miliardë euro
Ekonomi

Kosova përfituese nga “Tregu i Përbashkët” i BE-së, me vlerë 4.2 miliardë euro

Kosova News
Kosova News 09:56 -12/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Është nënshkruar në ambientet e Komisionit Evropian në Bruksel marrëveshja për përfshirjen e Republikës së Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Tregu i Përbashkët”.

Nënshkrimi është bërë nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari dhe drejtorja e përgjithshme për Tregun e Brendshëm të Bashkimit Evropian, Industrinë, Ndërmarrësinë dhe Ndërmarrjet e Vogla e të Mesme (DG GROW), Kerstin Jorna.

Sipas MINT-it, pjesëmarrja në programin e BE-së “Tregu i Përbashkët” për Kosovën është një hap shumë i rëndësishëm drejt procesit të integrimit të Kosovës në Bashkim Evropian.

“Programi në fjalë është njëri ndër programet më të mëdha mbështetëse që posedon Bashkimi Evropian dhe si i tillë synon fuqizimin e mbikëqyrjes së tregut të brendshëm, përmirësimin e konkurrueshmërisë së industrisë, në veçanti të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, mbrojtjen e konsumatorit përfshirë sigurinë e ushqimit, përmirësimin e statistikave dhe përmirësimin e sektorit financiar”.

“Kjo do të thotë se bizneset dhe organizatat e Kosovës mund të ndërveprojnë me bizneset dhe organizatat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe shteteve jo anëtare, që janë pjesëmarrëse të pjesshme ose të plota në këtë program”, thuhet në njoftimin e MINT-it.

Programi “Tregu i Përbashkët” thuhet se do të mbështesë sektorët e sipërpërmendur me një buxhet prej 4.2 miliardë euro për periudhën kohore 2021-2027, e që nga tani bizneset dhe organizatat vendore mund të përfitojnë nga ky program.

Ministria thotë se në lidhje me mënyrën e aplikimit dhe përfitimit nga ky program, bizneset dhe organizatat vendore do të njoftohen me kohë, “në mënyrë që ta shfrytëzojnë maksimalisht këtë mundësi shumë domethënëse për zhvillimin e përgjithshëm dhe transformimin ekonomik të vendit tonë”.

Gjithashtu lexoni:

Nafta shtrenjtohet në Kosovë, arrin në 1.80 euro për litër

Policia në Shtime gjen dhe sekuestron substancë narkotike

Kandiq: Në Serbi nuk ka vullnet politik për hapjen e arkivave shtetërore

Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale

Kurti pret në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare, Ziadin Sela, diskutojnë për aktualitetin në Kosovë

Kosova News 12/05/2023 12/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
61%
1 km/h
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
35 °C
Sat
29 °C

Lajmet e Fundit

Pritjet më të gjata te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë
10:38 -04/08/2026
Komuna e Drenasit hap aplikimin për shfrytëzimin e përkohshëm të hapësirave publike në shesh
10:36 -04/08/2026
Nafta shtrenjtohet në Kosovë, arrin në 1.80 euro për litër
10:09 -04/08/2026
Kryeprokurori i Shtetit nënshkruan marrëveshje me Institutin e Bazelit për gjurmimin dhe rikthimin e pasurive të paligjshme të Kosovës
10:07 -04/08/2026
Policia në Shtime gjen dhe sekuestron substancë narkotike
09:18 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?