KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova pa raste të fruthit, IKSHPK-ja thekson rëndësinë e vaksinimit
Shëndetësi

Kosova pa raste të fruthit, IKSHPK-ja thekson rëndësinë e vaksinimit

Kosova News
Kosova News 10:37 -01/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se aktualisht në Kosovë nuk ka asnjë rast të regjistruar me fruth.

“Në Kosovë, aktualisht nuk ka raste të regjistruara të fruthit, por Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës rithekson faktin se vaksinimi është mënyra më e mirë për të parandaluar fruthin dhe përhapjen e tij, krahas masave të tjera të kujdesit”, thuhet në njoftim.

IKSHPK shton se fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse e shkaktuar nga një virus. Një në pesë raste mund të zhvillojë formë të rëndë të sëmundjes që mund të çojë në komplikime të rënda dhe në vdekje.

“Fruthi përhapet përmes pikave të vogla kur një person i infektuar kollitet ose teshtin. Fruthi është aq ngjitës sa nëse një person i infektuar kur bie në kontakt me dhjetë persona të pa vaksinuar, ai mund të infektojë nëntë prej tyre. Pandemia e COVID-19 ka çuar në një rënie të vazhdueshme të mbulimit të vaksinimit dhe mbikëqyrje të dobësuar të sëmundjes në vende të ndryshme globalisht, gjë që ka rritur rrezikun e përhapjes së fruthit”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Instituti u ka bërë thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët me kohë.

“Vaksina kundër fruthit është e sigurt dhe efektive. Ajo aplikohet në Kosovë që nga viti 1971. IKShPK u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të kontrollojnë Kartelën e vaksinimit të fëmijëve dhe t’i vaksinojnë ata me kohë. Si dhe, ata që për çfarëdo arsye e nuk janë vaksinuar me kohë sipas Kalendarit, të vaksinohen sa më parë në Qendrën më të afërt të Mjekësisë familjare”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 01/02/2024 01/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ministri Hoti miraton dy Udhëzime në shërbimet sociale dhe familjare
15:42 -09/07/2026
Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit
15:39 -09/07/2026
MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor
15:03 -09/07/2026
Kurti fton në takim krerët e partive
14:31 -09/07/2026
I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg
14:11 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?