KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova nis shqyrtimin për ndalimin e TikTokut
Teknologji

Kosova nis shqyrtimin për ndalimin e TikTokut

Kosova News
Kosova News 10:11 -26/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Krenare Sogojeva-Dermaku, komisionere në Agjencinë për Informim dhe Privatësi (AIP), ka thënë se do të nisin analizën dhe vlerësimin bashkë me institucionet e sigurisë nëse platforma e TikTokut duhet të ndalohet në Kosovë.

Gjatë raportimit të AIP-it në Komisionin për Siguri të martën, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ngriti çështjen e TikTokut pas analizave të disa shteteve se mund të ketë rrezik nga kjo platformë.

Sogojeva-Dermaku ka thënë se me të ngritur kjo çështje, ata do të nisin analizën e situatës bashkë me institucionet e sigurisë, por vendimi për ndalimin e TikTokut i takon Qeverisë.

“Ne si Agjenci jemi mbikëqyrës për zbatimin e ligjit të të dhënave personale. Në këndvështrimin e këtij ligji, Agjencia nuk mund të marrë ndonjë vendim për ndalimin e kësaj platforme. Kosova, në rast se do të vendoset pas një analize nga të gjitha institucionet e sigurisë në vend, duhet të ketë një vendim të Qeverisë apo të Kuvendit, në mënyrë që kjo platformë të ndalohet”, ka thënë ajo në KTV të mërkurën.

Ajo ka thënë se janë të vetëdijshëm se TikToku e mundëson marrjen e të dhënave personale. Sogojeva-Dermaku ka treguar se si Agjenci janë përballur me keqpërdorime të shumta nga kjo platformë.

“Jemi të vetëdijshëm se kjo platformë e mundëson marrjen e të dhënave personale, në këndvështrim të ligjit po flas. Por edhe ne si Agjenci jemi përballur me raste ku përmes kësaj platforme janë bërë shumë linçime, keqpërdorime të dhënave personale të qytetarëve deri në atë masë sa rasti ka përmbajtur edhe element të veprës penale dhe i kemi drejtuar te Policia”, ka deklaruar ajo.

Komisionerja e AIP-it ka thënë se pret që bashkërisht me institucionet e sigurisë të çojnë një propozim te organet e larta për ndalimin e mundshëm të TikTokut. Ajo ka bërë thirrje që të gjitha rrjetet sociale të përdoren me rezervë.

“Në këtë kohë të digjitalizimit, çdo publikim i të dhënave personale do të çojë deri te identifikimi e më pas te keqpërdorimi”, ka thënë Sogojeva-Dermaku.

TikToku e ka bazën në Kinë. Shumë shtete, përfshirë SHBA-në, BE-në dhe Britaninë e Madhe, e kanë ndaluar këtë platformë nga telefonat e zyrtarëve publikë për shkak të frikës së sigurisë.

Gjithashtu lexoni:

Apple mund të përdorë AI për të ndihmuar iPhone tuaj të kursejë baterinë

Një nga kompanitë kryesore të Inteligjencës Artificiale nuk do t’ju lejojë të përdorni AI kur aplikoni për punë

Fillojnë punimet për modernizimin dhe zgjerimin e infrastrukturës fikse me fibra optikë në rrjetin e Telekomit të Kosovës

Skype mbyllet sot – ja çfarë ndodh me llogarinë dhe të dhënat e tua

Dy presidentë amerikanë kanë kërkuar që Apple të zhvendosë prodhimin në SHBA

Kosova News 26/04/2023 26/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
overcast clouds
6° _ 6°
85%
1 km/h
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
18 °C
Wed
17 °C

Lajmet e Fundit

Rama dhe Macron inaugurojnë shkollën franceze të kodimit “Ecole 42”
23:03 -16/05/2025
FSK-ja në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve
22:56 -16/05/2025
Futbollistët e Barcelonës festojnë titullin në rrugët e qytetit
21:56 -16/05/2025
Osmani takon kryeministrin e Belgjikës, diskutojnë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës
21:22 -16/05/2025
BE-ja: Veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës në veri, rrezik për përshkallëzim
20:43 -16/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?