KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova nënshkruan një marrëveshje ndërkombëtare në Greqi
EkonomiPolitikë

Kosova nënshkruan një marrëveshje ndërkombëtare në Greqi

Kosova News
Kosova News 16:14 -14/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

 Nën iniciativën e Agjencionit Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar – #USAID dhe mbështetur nga National Association of Regulatory Utility Commissioners – #NARUC, U.S. Energy Association – #USEA dhe #RTIInternational, sot në Athinë të Greqisë, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit për Bashkimin e Tregut të Ditës në Avancë të Energjisë Elektrike në Evropën Juglindore.

Krerët e Autoriteteve Rregullative, Operatorëve të Sistemit të Transmetimit dhe Bursave të Energjisë Elektrike nga Kosova, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut, si palë me rol kyç në tregun e energjisë elektrike në Evropën Juglindore (EJL), nënshkruan këtë Memorandum Mirëkuptimi me synimin për themelimin e një bashkëpunimi të qëndrueshëm, drejtë arritjes së objektivave të përbashkëta të rajonit, duke rritur sigurinë e furnizimit dhe siguruar pjesëmarrje të përbashkët, në përputhje me praktikat dhe modelet më të mira evropiane, në funksion të:
Përmirësimit dhe rritjes së sigurisë së furnizimit me energji elektrike për të gjitha vendet pjesëmarrëse.

Përmirësimit dhe shfrytëzimit të kapaciteteve ndërkufitare të transmetimit dhe gjenerimit për të siguruar një treg të qëndrueshëm dhe efikas.
Realizimin e konkurrencës dhe transparencës në tregun e energjisë elektrike, duke përfshirë formimin e çmimeve dhe ofrimin e përfitimeve financiare afatgjata për konsumatorët.

Krijimin e mekanizmave të harmonizuar dhe të integruar për menaxhimin e flukseve të energjisë elektrike dhe rritjen e tregtisë ndërkufitare, e cila do të mundësoj koordinimin dhe përdorim optimal të burimeve të energjisë në të gjithë rajonin.
Zbatimin e Modelit të Synuar të Bashkimit Evropian për tregun me shumicë të energjisë elektrike.

Me këtë rast Kryeshefi Ekzekutiv i #KOSTT z. Evetar Zeqiri theksoi ‘Ky moment është një dëshmi e qartë e angazhimit tonë të përbashkët për ndërtimin e një tregu të integruar, konkurrues dhe transparent për të gjitha vendet pjesëmarrëse dhe një hap tjetër i rëndësishëm drejt bashkëpunimit të qëndrueshëm dhe të koordinuar në fushën e energjisë elektrike në Evropën Juglindore. Njëkohësisht kjo iniciativë paraqet zgjerimin më të madh të sistemeve evropiane të energjisë elektrike me vendet jo anëtare të Bashkimit Evropian”.

Ky Memorandum Mirëkuptimi është rezultat i një pune mbi 20 vjeçare në reforma në sektorin energjetik të këtyre vendeve dhe shënon një hap historik drejt rritjes së bashkëpunimit rajonal në sektorin e energjisë, nxitjes së stabilitetit dhe promovimit të operacioneve efikase të tregut të energjisë elektrike në Evropën Juglindore.

Gjithashtu lexoni:

Presidentja Osmani nga Mauthauseni: “Kurrë më – të mbrojmë paqen, dinjitetin dhe lirinë”

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit

KEK mohon pretendimet e gazetarit Lirim Mehmetaj: “Dezinformatë për diskreditim të padrejtë”

Fejza e LVV-së ngre shqetësime për etikën akademike të Lushaku-Sadriut – publikon vendim i Senatit të UP-së

KQZ e Kosovës po vëzhgon procesin zgjedhor në Shqipëri

Kosova News 14/11/2023 14/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
few clouds
9° _ 7°
75%
2 km/h
Sun
20 °C
Mon
17 °C
Tue
16 °C
Wed
16 °C
Thu
15 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen kutitë e para me elektronikë në zgjedhjet e Shqipërisë, dalin rezultatet
21:25 -11/05/2025
Presidentja Osmani nga Mauthauseni: “Kurrë më – të mbrojmë paqen, dinjitetin dhe lirinë”
20:59 -11/05/2025
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit
19:54 -11/05/2025
KEK mohon pretendimet e gazetarit Lirim Mehmetaj: “Dezinformatë për diskreditim të padrejtë”
17:22 -11/05/2025
Motoçiklistët e humbur dje nuk ishin nga Suhareka, pjestarët nga “Theranda Motocross” i gjetën 4 turistët nga Prishtina që humben në malet Shterpcës
16:50 -11/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?