KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova në pritje të raportit për masat nga BE-ja, optimizëm për heqjen e tyre
Politikë

Kosova në pritje të raportit për masat nga BE-ja, optimizëm për heqjen e tyre

Kosova News
Kosova News 13:21 -16/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell është ende në finalizim të raportit për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës. Në BE thonë se së shpejti raporti do t’i dorëzohet vendeve anëtare, mirëpo shtojnë se s’ka një datë se kur do të bëhet saktësisht kjo.

Pavarësisht kësaj, në Qeverinë e Kosovës deklarojnë se raporti do t’i dorëzohet Këshillit të Ministrave javën e ardhshme dhe se rekomandimi pritet të jetë pozitiv. Heqjen e masave ndëshkuese e presin edhe analistët politikë.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se raporti për masat ndaj Kosovës ende nuk është dorëzuar dhe s’ka një datë se kur do të ndodhë kjo. Megjithatë, deklaroi se raporti do t’i dorëzohet së shpejti vendeve anëtare.

“Raporti nuk është dorëzuar ende dhe asnjëherë nuk kemi shpallur një datë se kur do të bëhet saktësisht kjo. Në konkluzionet e tij të 12 dhjetorit 2023, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme rikujtoi se BE-ja është e gatshme të heqë masat ndaj Kosovës në rast të përparimit të mëtejshëm në përmbushjen e kërkesave të BE-së të shprehura në deklaratën e 3 qershorit 2023. Këshilli (Shtetet Anëtare të BE-së) ftoi Përfaqësuesin e Lartë Borrell që të paraqesë një raport mbi përmbushjen nga Kosova të kërkesave të BE-së. Raporti është ende në finalizim dhe së shpejti do t’u paraqitet Shteteve Anëtare në Këshill”, thuhet në përgjigjen e Stanos për KSP-në.

Vlerësime pozitive për heqjen e masave ndëshkuese pret analisti politik, Dorajet Imeri. Ai deklaroi se Bashkimi Evropian duhet të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës sa më shpejt.

“Bashkimi Evropian duhet që me urgjencë të trajtojë largimin e menjëhershme të masave që ka vendosur ndaj Kosovës. Për shkak të vendosjes së institucioneve dhe rimbajtjes së zgjedhjeve në veri. Çdo vonim i mëtejmë i këtyre masave do të nënkuptonte dënim të pashembullt për Kosovën që nuk është proporcionale me atë siç evropianët mund të procedojnë si padëgjueshmëri”, tha ai.

Nga ekzekutivi janë optimistë se në raportin e Borrellit rekomandohet largimi i masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

Ditë më parë, zëvendëskryeministri për integrime evropiane dhe dialog, Besnik Bislimi tha se ka informacione se përmbajtja e raportit të Borrellit do të jetë pozitive.

“Në bazë të informacioneve që neve na kanë ardhur raporti i zotëri Borrell, i cili është parakusht për trajtimin nga ana e Këshillit të Bashkimit Evropian është përpiluar që nga muaji prill, mirëpo ka pasur hezitime që i njëjti të dërgohet në komision për shkak se si duket ka ende disa individë brenda komisionit të cilët kanë interes ta shtyjnë heqjen e masave ndaj Kosovës. Unë besoj që i njëjti do të dërgohet për aprovim në Këshill gjatë javës së ardhshme. Përmbajtja e raportit me sa e di unë është pozitive dhe aty do të rekomandohet heqja e masave”, deklaroi ai.

Dëmet që iu kanë shkaktuar Kosovës nga masat ndëshkuese sipas raportimeve llogariten të jenë rreth 300 milionë euro. Masat ndëshkuese BE-ja ia vendosi Kosovës në qershor të vitit të kaluar pas rritjes së tensioneve në veri të vendit

Gjithashtu lexoni:

Zyrtari i lartë i OKB-së viziton Kosovën më 22–23 qershor, në fokus paqja dhe stabiliteti rajonal

Kërçeli i reagon Hotit për protestën pro gazit amerikan: Mbrojeni LDK-në, jo aleancën me SHBA-të

Pas Kamishit edhe Kryeziu kërkon rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së

MINTI: Do të themelohet divizioni për gratë ndërmarrëse në Agjencinë e Re për Ndërmarrësi dhe Inovacion

Kurti: Do të vazhdojmë të mbështesim gratë ndërmarrëse

Kosova News 16/06/2024 16/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kusari-Lila: Gratë sot zotërojnë 18 për qind të bizneseve në Kosovë
18:54 -20/06/2026
SHBA-ja i përgjigjet Iranit për Hormuzin
18:29 -20/06/2026
Wright dhe Ibrahimovic: SHBA mund të shkojë deri në gjysmëfinale
18:05 -20/06/2026
Të paktën 10 të lënduar nga goditja e rrufesë në Gjermani
17:18 -20/06/2026
Anglia në alarm, Rashford rrezikon sfidën ndaj Ganës
16:40 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?