KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova në NATO, përgjigjja më e mirë për sigurinë rajonale
Siguri

Kosova në NATO, përgjigjja më e mirë për sigurinë rajonale

Kosova News
Kosova News 21:43 -03/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

IndeksOnlineE Mërkurë, 03 Dhjetor 2025 20:49
Në diskutimet e Kongresit Amerikan u theksua nevoja për më shumë trysni ndaj Beogradit dhe mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO, si çelës për stabilitetin rajonal.

Ekspertë të fushës vënë në pah se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë më të vendosura kundrejt Serbisë, ndërkohë që Kosova në NATO do të ishte përgjigjja më e mirë për sigurinë rajonale.

Diskutimet në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, mes të tjerash, kanë pasur në fokus marrëdhëniet Kosovë-Serbi, ku u kërkua që të ketë më shumë balancim dhe të mos kërkohet përgjegjësi vetëm nga Kosova.

Vlerësimi për Ballkanin Perëndimor, si “rajoni më i paqëndrueshëm në Evropë”, nxjerr në pah nevojën e angazhimit amerikan për t’u kundërvënë luftës hibride të Rusisë dhe Kinës, që rrit paqëndrueshmërinë në rajon. Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë shihen si një problem nxitës i paqëndrueshmërisë rajonale.

Nga këndvështrimi i njohësve të zhvillimeve politike, Shtetet e Bashkuara aktualisht nuk e kanë në agjendë Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që përmbushja e obligimeve politike mes Kosovës dhe Serbisë është domosdoshmëri.

“As Kosova as Serbia nuk janë të gatshme për ta bërë hapin përfundimtar drejt arritjes së marrëveshjes finale, por duke njohur mënyrën se si operon administrata Trump, atëherë do të ishte e parashikueshme sa i përket ashpërsisë së imponimit të zgjidhjes. Prandaj është e domosdoshme që të punohet pakrahasimisht më tepër në mënyrë që të plotësohen të gjitha detyrat që i ka Kosova, sepse as Kosova as Serbia nuk mund të kenë përkrahjen amerikane nëse nuk i respektojnë marrëveshjet që kanë pranuar deri më tani. Thirrja që Kosova të anëtarësohet në NATO dhe që Serbisë t’i shtohet presioni për të ndalur fushatën e çnjohjeve dhe pengesave, si dhe për të dalë nga orbita ruse, nxjerr në pah se Rusia përmes Serbisë është faktori kyç për destabilizimin e rajonit,” tha Artan Muhaxheri, njohës i zhvillimeve politike.

“Zgjidhje e domosdoshme në këtë rast do të ishte anëtarësimi i Kosovës në Aleancën Veriatlantike si përgjigja më e mirë për sigurinë rajonale dhe, në anën tjetër, po mendoj që kemi të bëjmë me një reflektim shumë të rëndësishëm të instancave më të rëndësishme botërore sa i përket qasjes agresive dhe aktiviteteve kërcënuese që kanë ardhur në vazhdimësi nga Serbia kundrejt Kosovës,” tha Arben Fetoshi, drejtor në Institutin Octopus.

Pavarësisht se përgjegjësia e plotë për tensione dhe dobësi të vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor nuk i vishet askujt, u vlerësua se Serbia duhet ta pranojë rendin perëndimor për rajonin. Nga aspekti i ekspertëve të menaxhimit të konflikteve, u nënvizua se ka ardhur koha që Shtetet e Bashkuara të jenë më të vendosura në orientimin e Beogradit drejt një zgjedhjeje përfundimtare strategjike, duke shtuar se rruga euroatlantike është zgjidhja e vetme racionale për Serbinë, e cila nuk duhet lejuar të bëhet Bjellorusia e Ballkanit.

“Ajo çfarë reflekton diskutimi në komitetin e jashtëm të Kongresit amerikan është përgjigja më e mirë ndaj një periudhe të gjatë shqetësuese të tolerimit dhe ledhatimit të Vuçiqit për hir të stabilokracisë në rajon, dhe mendojmë që bëhet fjalë për një ndërgjegjësim që kërkon një qasje të re të presionit mbi burimin e kërcënimit për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, që është Beogradi zyrtar,” tha Fetoshi.

Në këtë kontekst, diskutimet e Komitetit për Punë të Jashtme akuzuan administratën amerikane për qëndrim të zhbalancuar në raportin Kosovë-Serbi, duke nxjerrë në pah nevojën e anëtarësimit të Kosovës në NATO si zgjidhje e ngërçit, që tejkalon rëndësinë e anëtarësimit në OKB./Rtk/

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu: Pushteti politik buron nga vota e qytetarëve, asnjë forcë nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e tyre

Jashari pret në takim lamtumirës atashetë e ShBA-së

Zejnulla Gashi merr detyrën e kryeprokurorit të ahtetit: “Do të jem kryeprokuror i të gjithëve”

Dënohet me 24 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në Zllakuqan pas mosmarrëveshjes së fëmijëve

Rrokullisja me traktor ia mori jetën, policia jep detaje mbi aksidentin fatal në Klinë

Kosova News 03/12/2025 03/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Kosova ndër vendet më të sigurta në Evropë, falë përparimit në sundimin e ligjit 
14:59 -15/07/2026
Helmimet nga ushqimi, QKUK-ja jep detaje të reja, shumë pacientë nga Hani i Elezit
14:29 -15/07/2026
Haxhiu takon sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së: Kosova duhet të marrë pjesë drejtpërdrejt në forumet ku diskutohet për të
13:54 -15/07/2026
Haxhiu: Pushteti politik buron nga vota e qytetarëve, asnjë forcë nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e tyre
13:17 -15/07/2026
Dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së
13:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?