Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të fazës së dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2026, ku u mposht në Torshavn nga Ishujt Faroe me rezultatin 32:21.
Kosova pati një paraqitje të mirë në pjesën e parë, por vendasit treguan më shumë në pjesën e dytë për të arritur fitoren me 11 gola diferencë.
Ishte hera e katërt që pëballemi me ishullorët dhe të gjitha fitoret iu takuan Ishujve Faroe.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 13:9 për vendësit, të cilët dominuan edhe pjesën e dytë.
Kapiteni Valon Dedaj shënoi katër gola nga gjashtë tentime për Kosovën.
Drilon dhe Drenit Tahirukaj, të rikthyer në ekip, patën gjithashtu një paraqitje të mirë; Driloni shënoi katër gola nga pesë tentime, ndërsa Dreniti katër nga shtatë.
Për Ishujt Faroe, më i miri ishte Oli Mittun me tetë gola nga 11 tentime, ndërsa Elias Ellefsen Skipagotu shënoi shtatë gola.
=
Në Grupin 6, krahas Kosovës dhe Ishujve Faroe, janë edhe Holanda dhe Ukraina.
Kosova përballet me Holandën më 10 nëntor në Prishtinë, në orën 17:15. Dy vendet e para të secilit grup kualifikohen direkt në Evropianin që do të mbahet në Danimarkë, Suedi dhe Norvegji


