KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova mikpritëse e “Kongresit Botëror për Persona me Aftësi të Kufizuara”
Politikë

Kosova mikpritëse e “Kongresit Botëror për Persona me Aftësi të Kufizuara”

Kosova News
Kosova News 10:22 -08/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova për herë të parë do të jetë nikoqire e “Kongresit Botëror për Persona me Aftësi të Kufizuara”, që do të mbahet sot e nesër në Prishtinë. Temë e edicionit të parë të këtij kongresi është “Bashkë për gjithëpërfshirje dhe prosperitet”, që ka për qëllim bashkimin e personave me nevoja të veçanta nga të gjitha vendet e botës.

Në Prishtinë, sot fillon “Kongresi Botëror për Persona me Aftësi të Kufizuara”, i cili organizohet nën patronazhin e ambasadores së Vullnetit të Mirë për Kosovën, Elvana Shala.

Ajo tha se ky projekt vjen si vazhdimësi e projekteve që ajo sjell çdo vit për kategoritë e margjinalizuara, derisa theksoi se temë e këtij kongresi është “Bashkë për gjithëpërfshirje dhe prosperitet”.

“Kongresi Botëror për Persona me Aftësi të Kufizuara është një ngjarje dyditore që ka për qëllim bashkimin e personave me nevoja të veçanta, organizatave relevante dhe akterëve institucionalë nga mbarë bota për të ndarë dhe shkëmbyer përvojat nga shtetet e tyre përkatëse, me shtetin e Kosovës”, thotë për Radio Kosovën, Shala.

“Marrë parasysh se Kosova është një vend i ri dhe ende në shtet-ndërtim, shkëmbimi i praktikave ligjore, infrastrukturore, sociale me vendet më të zhvilluara në botë do t’i ndihmonte personat me nevoja të veçanta që jetojnë në Kosovë të kenë një jetë me dinjitet, të drejta më të barabarta, dhe integrim të plotë në shoqëri”, thotë ajo.

Shala, bëri të ditur se në kongres do të marrin pjesë rreth 200 përfaqësues ndërkombëtarë e vendorë të organizatave të ndryshme, e diplomatë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Gjithashtu, do të ketë një adresim me video lidhje edhe raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon.

“Kemi dy adresime gjatë ceremonisë së hapjes së Kongresit, ku me një fjalë rasti do të drejtohet edhe lartmadhëria e tij mbretërore e Ajmanit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, djali i ish-Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan, Kojo Annan, i cili drejton fondacionin humanitar “Annan”, në Afrikë, si dhe Viola Von Cramon, raportuesja e parlamentit Evropian për Kosovën”, shpjegon Shala.

Ky projekt është mbështetur nga Zyra e Presidentes së Kosovës, Kuvendi i Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe nga ambasadat që veprojnë në Kosovë. Viti 2022, është shpallur nga Qeveria e Kosovës Vit i Personave me Nevoja të Veçanta.

Gjithashtu lexoni:

Auditori: PDK-ja pa dokumentacion për qira dhe kontribute, shkelje në menaxhimin financiar

Kurti pret në takim ish-kryetarin e GJND-së Hisashi Owada, e falënderon për rolin në opinionin e GJND-së pë pavarësinë e Kosovës

Publikohen raportet e audituara financiare të partive politike, kush sa ka të hyra e sa shpenzime

Auditori thotë se pasqyrat financiare të LDK-së kanë mungesë transparence dhe kontrolli

BE për dëbimin e policëve serbë nga Kosova: Kjo duhej të ishte masa e fundit

Kosova News 08/12/2022 08/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
few clouds
31° _ 31°
35%
3 km/h
Thu
31 °C
Fri
28 °C
Sat
27 °C
Sun
29 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Auditori: PDK-ja pa dokumentacion për qira dhe kontribute, shkelje në menaxhimin financiar
16:55 -19/06/2025
U arrestuan në Dubai, sot pritet ekstradimi i tre shqiptarëve të shumëkërkuar
15:54 -19/06/2025
KEK: Njësia A3 e Termocentralit Kosova A ka dalë nga sistemi
15:42 -19/06/2025
Kurti pret në takim ish-kryetarin e GJND-së Hisashi Owada, e falënderon për rolin në opinionin e GJND-së pë pavarësinë e Kosovës
15:28 -19/06/2025
Publikohen raportet e audituara financiare të partive politike, kush sa ka të hyra e sa shpenzime
15:09 -19/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?