KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova me deficit të madh në shkëmbimet tregtare të jashtme
Ekonomi

Kosova me deficit të madh në shkëmbimet tregtare të jashtme

Kosova News
Kosova News 14:36 -10/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova vazhdon të ketë deficitin më të madh në shkëmbimet tregtare me botën e jashtme. Vlera më e lartë e eksporteve gjatë periudhës së pasluftës është regjistruar në vitin 2022, me 920 milionë euro, apo 17 për qind të mbulimit të importit me eksport. Por kjo përqindje ka rënë gjatë vitit të kaluar në rreth 15 për qind, thotë kryetari i Shoqatës së eksportuesve të Kosovës, Nexhat Hasani.

Eksportet e Kosovës kanë pasur trend rritës nga viti në vit, por deficiti tregtar ende është shumë i lartë. Vlera më e madhe e eksporteve gjatë periudhës së pasluftës është regjistruar në vitin 2022, kur mbulimi i importit me eksport kishte arritur në 17 për qind, thotë Nexhat Hasani, kryetar i Shoqatës së eksportuesve të Kosovës.

 “Vlera e importeve në vitin 2022 ka qenë 5 miliardë e 600 milionë, ndërkaq kemi pasur eksporte 920 milionë, kështu që me afërsisht 17 për qind i kemi mbuluar importet. Fatkeqësisht gjatë vitit të kaluar kemi pasur rënie, nga 920 milionë në vitin 2022, në rreth 810 milionë gjatë vitit 2023”, thotë Hasani për Radio Kosovën.

Sipas tij, në ecurinë e eksporteve të Kosovës, e sidomos në uljen e tyre gjatë vitit të kaluar, kanë ndikuar krizat globale, por edhe mungesa e një strategjie jo vetëm për eksporte, por në përgjithësi për zhvillimin ekonomik.

Ai thekson se qeveria duhet të mbështesë kompanitë eksportuese pasi është praktikë e njohur edhe në vendet tjera.

“Turqia cdo produket që eksportohet e stimulon prej 10-20 për qind, Maqedonia për eksporte për prodhues vendorë, 3-5 vite i liron nga të gjitha taksat, Serbia e bën të njëjtën gjë, te ne nuk kemi asnjë ndryshim. Duhet të mëndojnë institucionet tona më shumë për këtë cështje”, tha ai.

Pjesëmarrjen më të madhe në strukturën e eksporteve e kanë industria metalike dhe ajo e drurit, sektori i ushqimeve dhe pijeve dhe mallrat tjera. Një rritje të madhe të eksporteve viteve të fundit e kanë shënuar shërbimet e internetit dhe telekomunikimeve, thekson Hasani.

Sipas tij, rreth 30 për qind e mallrave eksportohen në vendet e BE-së, rreth 35  për qind në vendet e CEFTË-s kurse pjesa tjetër në vendet tjera, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026

Ministri Konjufca uron Përfaqësuesin e ri të BE-së, shpreh gatishmërinë për bashkëpunim në forcimin e mëtejmë të partneritetit

Arrestohet në Beograd një i kërkuar nga INTERPOL-i, me dokumente të falsifikuara të Kosovës

Ky është çmimi i naftës për sot

Java me mot të qëndrueshëm, me temperatura deri në 32°C

Kosova News 10/02/2024 10/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit
23:04 -13/07/2026
Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin
21:26 -13/07/2026
Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026
19:49 -13/07/2026
Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve
19:43 -13/07/2026
Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë
19:06 -13/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?