KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies
Ekonomi

Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies

Kosova News
Kosova News 17:58 -16/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Vitin e kaluar, mbi gjysma e qytetarëve të Kosovës u tha se besojnë që jeta e tyre po ecën shumë mirë. Një dekadë më parë, këtë vlerësim e jepnin vetëm pak më shumë se 10 për qind e popullsisë.

Atëherë, çfarë e ka shkaktuar këtë përmirësim, që sipas Qendrës amerikane të Kërkimeve Gallup nuk e ka arritur asnjë shtet tjetër në botë?

Vlerësimet e qytetarëve të Kosovës për jetesën e tyre

Gjatë dekadës së fundit, përqindja e qytetarëve që thonë se jeta e tyre po ecën shumë mirë është përmirësuar për 20 pikë përqindjeje (ose më shumë) në 12 shtete të botës, përfshirë disa të rajonit, si Serbia e Bosnje e Hercegovina.

Ndryshim të ngjashëm, por negativ, ka përjetuar edhe Zvicra.

Megjithatë, asnjë shtet në botë nuk ka shënuar ndryshim më të madh sesa Kosova, ku përqindja e qytetarëve të kënaqur është rritur nga 11 në 51 për qind.

Çfarë fshihet prapa këtij trendi pozitiv?

Për autorët e këtij hulumtimi, të publikuar në fund të korrikut të këtij viti, “ta kuptosh se si njerëzit e vlerësojnë jetën e tyre është një matës i rëndësishëm i progresit njerëzor” pasi, sipas tyre, format e tjera të matjes së progresit – si përmes Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) – “nuk arrijnë të tregojnë nëse njerëzit po jetojnë mirë”.

Sipas tyre, tani raportohet një nivel më i lartë i kënaqshmërisë me mirëqenien për shkak se ka më shumë optimizëm për standardin e jetës, për liritë personale dhe mirëqenien e fëmijëve.

Përpos ndjenjës së respondentëve, qendra Gallup i bazon matjet e tyre në disa indikatorë.

Kur raportuan se jeta e tyre po ecën shumë mirë, qytetarët e Kosovës thanë se kanë më pak probleme shëndetësore; më pak ditë kur kanë qenë të sëmurë; më pak shqetësim, stres, mërzi e zemërim; dhe më shumë lumturi, kënaqësi, interesim dhe respekt.

Trendi global

Ky trend pozitiv vërehet edhe kur merret parasysh mesatarja në botë. Numri i atyre që e vlerësojnë jetën e tyre pozitivisht po rritet me kalimin e viteve, ndërsa i atyre që thonë se po vuajnë po zvogëlohet.

Sipas Qendrës Gallup, përmirësimi vërehet te të rinjtë e të vjetrit, te burrat e te gratë, por jo në të gjitha rajonet njësoj.

Mënyra se si Gallup i bën këto matje është e thjeshtë. Qytetarëve u shtrohet kjo pyetje:

  • Mendojeni një shkallë me nivele nga 0 deri në 10. Niveli i dhjetë simbolzon jetën më të mirë të mundshme për juve dhe niveli zero simbolizon jetën më të keqe të mundshme për juve. Në cilin nivel do ta vendosnit veten sot? Po pas pesë vjetësh?

Përgjigjet nga 0 deri në 4 llogaritet si i përkojnë kategorisë “në gjendje të rëndë”, nga 4 deri në 7 “në vështirësi”, dhe mbi 7 “në gjendje të mbarë”.

Edhe rezultati është i thjeshtë. Në botë, mesatarja e përgjigjeve për vitin e kaluar ishte 5.9, ndërsa pritshmëritë për të ardhmen arritën nivel më të lartë, me përgjigje mesatare prej 7.2./REL/

Gjithashtu lexoni:

Voton Albulena Haxhiu: Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e fortë demokracia

Ambasadori britanik viziton KQZ-në: I takon popullit të Kosovës të dalë dhe të votojë

Veton Berisha e denoncon në polici Elbert Krasniqin: Po ndikon te qytetarët

Hamza – qytetarëve: Dilni shfrytëzojeni të drejtën e votës

Osmani: Vota e qytetarëve do ta nxjerrë Kosovën nga kriza

Kosova News 16/08/2025 16/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile
11:13 -07/06/2026
Voton Albulena Haxhiu: Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e fortë demokracia
11:10 -07/06/2026
Ambasadori britanik viziton KQZ-në: I takon popullit të Kosovës të dalë dhe të votojë
11:06 -07/06/2026
Veton Berisha e denoncon në polici Elbert Krasniqin: Po ndikon te qytetarët
11:02 -07/06/2026
Hamza – qytetarëve: Dilni shfrytëzojeni të drejtën e votës
10:37 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?