Ekipi përfaqësues Kosova ka fituar bindshëm ndeshjen e parë ndaj Çekisë në Kampionatin Evropian të Esports 2025 që po mbahet në Prishtinë.
Në Prishtinë apo më saktë në sallën “1 tetori” ka filluar sot (e mërkurë) Kampionati Evropian i Esports.
Ndeshja hapëse e Kampionatit Evropian të Esports ka qenë ajo në mes të Kosovës dhe Çekisë në Counter-Strike 2.
Kjo ndeshje i ka takuar “Dardanëve” të cilët kanë fituar pa shumë vështirësi me rezultat 2-0 duke mos lënë fare të zhvillohet ‘map’-i i tretë.
Djelmoshat kosovarë fituan fillimisht në hartën e Mirage me rezultat 13-6, ndërsa të dytën e fituan në Inferno me rezultat 13-2.
Ndeshja e radhës për Kosovën është ajo ndaj Danimarkës, ditën e nesërme (e enjte), me fillim nga ora 17:00.