KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova e Shqipëria me marrëveshje për pranimin e studentëve në universitete
Arsim

Kosova e Shqipëria me marrëveshje për pranimin e studentëve në universitete

Kosova News
Kosova News 14:18 -20/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Maturantët nga Kosova e Shqipëria nga viti i ardhshëm akademik, mund të konkurrojnë në të dyja vendet me të njëjtat kushte, kritere dhe procedura. Kjo është një nga marrëveshjet që pritet të nënshkruhet sot në Prishtinë, në mbledhjen e tetë të dy qeverive. Kosova dhe Shqipëria do të kenë procedurat e unifikuara të aplikimit dhe regjistrimit në programet e ciklit të parë, të dytë dhe profesionale.

Marrëveshja e bashkëpunimit mes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit së Kosovës, parasheh pranimin e studentëve në institucionet e arsimit të lartë.

Zëvendësministri i Kosovës, Dukagjin Popovci tha se me këtë marrëveshje parashihet të hiqen të gjitha kufizimet për pranimin e studentëve të të dyjave vendeve në institucionet publike.

Pupovci: Maturantë nga Kosova dhe nga Shqipëria do të kenë qasje të barabartë

“Me ketë marrëveshje, maturantë nga Kosova dhe nga Shqipëria do të kenë qasje të barabartë në 19 universitete publike nga Gjirokastra deri në Mitrovicë. Duke shtuar kështu mundësinë për përzgjedhjen e institucionit të arsimit të lartë dhe programit të studimeve. Më gëzon fakti, se marrëveshja po nënshkruhet në prag të afateve për regjistrim në institucionet e arsimit të lartë të të dy vendeve. Prandaj, edhe mund të zbatohet nga ky vit”, ka deklaruar ai.

Më tej, ai ka shtuar MAShTI do të vazhdojë të kërkojë nga institucionet publike në Kosovë që të ofrojnë kuota të veçanta për studentët nga Shqipëria në formë të masës informative.

E ministria e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi tha se kjo marrëveshje është nga lajmet më të mira të mbledhjes së dy qeverive.

Kushi: Po i japim mundësi dhe kushte të barabarta të gjithë të rinjve shqiptarë nga Kosova e Shqipëria

“Ne sot japim mundësi të barabarta dhe kushte të barabarta, të gjithë të rinjve shqiptar nga Kosova dhe Shqipëria për të konkurruar njësoj në të gjitha universitetet në vendet tona. Ne sigurisht do të lehtësojmë procedurat e njohjes së diplomave të shkollës së mesme, do të kryhet vetëm brenda tri ditësh dhe më pas do të unifikojmë të gjitha procedurat që lidhen me aplikimin apo regjistrimin e studentëve ne universitete. Që nga viti i ardhshëm çdo i ri, jo vetëm maturant po edhe një i ri që ka një diplomë të arsimit të mesëm në duar, mund të konkurrojë lirisht në Kosovë apo në Shqipëri në kushte të barabarta”, ka shtuar ajo.

Sipas saj, kjo marrëveshje është plotësisht e zbatueshme dhe vjen pikërisht në momentin e duhur për shkak të unifikimit të korrikulës.

Shqipëria dhe Kosova do të kenë procedurat të unifikuara të aplikimit dhe regjistrimit në programet e ciklit të parë, të dytë dhe profesionale.

Gjithashtu lexoni:

Arrestohet një person për mbajtje të paautorizuar të armëve

Vendoset gurthemeli i dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë

Kurti: Kënaqësi të jem në Shkup, diskutuam për Planin e Rritjes

Kurti e Vuçiq përballen sot në Shkup

Kurti, Rama e Nagavci inspektojnë punimet në ndërtimin e çerdhes së re në lagjen e Medresesë dhe shkollës së re në lagjen Prishtina e Re

TAGGED: Edi Rama, Mbledhja e dy qeverive
Kosova News 20/06/2022 20/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
64%
2 km/h
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C

Lajmet e Fundit

Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinës
23:22 -01/07/2025
Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar
23:07 -01/07/2025
Prokuroria: Valon Syla kafshoi dhe kapi për flokësh të dëmtuarën
22:31 -01/07/2025
Bosch ndan deklaratën e profesorit britanik për Gjykatën Speciale: Një projekt për ta kënaqur Serbinë
22:26 -01/07/2025
3 milionë euro për dy ura të reja në Mitrovicë – Kurti jep detajet e projektit
21:45 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?