KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Kosova e Luksemburgu do të nënshkruajnë marrëveshje në vlerë 35 milionë euro
Ekonomi

​Kosova e Luksemburgu do të nënshkruajnë marrëveshje në vlerë 35 milionë euro

Kosova News
Kosova News 20:21 -29/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në muajin e ardhshëm pritet nënshkrimi i marrëveshjes së re bilaterale dhe memorandumit të bashkëpunimit me Qeverinë e Luksemburgut, që parasheh përkrahjen financiare për Kosovën në vlerë prej 35 milionë euro.

Kjo u bë e ditur gjatë takimit që kryeministri Albin Kurti kishte sot me ambasadorin jo-rezident të Luksemburgut në Prishtinë Patrick Heck.

Populli dhe Qeveria e Kosovës janë shumë mirënjohës për përkrahjen dhe miqësinë e vazhdueshme të Luksemburgut, u shpreh kryeministri Kurti, duke shtuar se Luksemburgu është një aleat i fuqishëm i Kosovës në NATO dhe Bashkimin Evropian dhe dy vendet gëzojnë marrëdhënie shumë të mira bilaterale.

Gjatë takimit u dha zotimi i dyanshëm për avancim të bashkëpunimit ekonomik dhe rritje të shkëmbimeve tregtare në mes dy vendeve, ndërkaq u veçua edhe potenciali për bashkëpunim në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Luksemburgu është ndër shtetet e para që ka njohur Kosovën dhe që nga paslufta e ka përkrahur përmes programeve të ndryshme zhvillimore në fushën e arsimit profesional, shëndetësisë, fuqizimit të shoqërisë civile dhe procesit të integrimeve evropiane, që e tejkalojnë vlerën 100 milionë euro./kp/

Gjithashtu lexoni:

Bizneset e Kosovës kërkojnë shtyrjen e liberalizimit të energjisë, paralajmërojnë protesta

Ministria e Ekonomisë mbyll kompaninë paralele të ujësjellësit në Mitrovicën e Veriut

Rizvanolli: Qeveria e Republikës së Kosovës, si gjithmonë, do t’u qëndrojë pranë prodhuesve vendorë

Rizvanolli: Nis modernizimin historik i Termocentralit Kosova B

​Rritja e çmimeve godet qytetarët, kërkohet ndërhyrje urgjente nga institucionet shtetërore

TAGGED: Luksemburgu, marreveshjet, nenshkrimi
Kosova News 29/06/2022 29/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Tue
18 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

Vjen reagimi i Ambasadës Amerikane pas Marrëveshjes SHBA- Kosovë për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim
17:11 -13/05/2025
Të zhytur në borxhe: Pse Bosnja dhe Hercegovina nuk merr pjesë në Eurovision tash e nëntë vite?
16:58 -13/05/2025
Pas shkuarjes në Moskë, deputetë britanikë kërkojnë sanksione ndaj Vuçiqit: Kërcënim serioz për stabilitetin në Ballkan
16:51 -13/05/2025
Shqipëri: Numërohen 97% e kutive, ndryshojnë rezultatet
16:43 -13/05/2025
Inteligjenca mbrojtëse ukrainase publikon pamjet e sistemit raketor S-200 duke goditur rusët
16:38 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?