KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova e gatshme të bashkëpunojë – Rasti i spiunazhit te Lista Serbe e Serbia, çka tha KFOR-i e çka Eulex-i
Siguri

Kosova e gatshme të bashkëpunojë – Rasti i spiunazhit te Lista Serbe e Serbia, çka tha KFOR-i e çka Eulex-i

Kosova News
Kosova News 09:26 -29/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Një pilot kroat është arrestuar bashkë me partneren e tij nga Kosova, nën dyshimin se ajo ka siguruar të dhëna të ndjeshme dhe më pas ia ka përcjell atij. Sipas këtyre raportimeve, bëhet fjalë për informacione që lidhen me lëvizjet e serbëve në veri të Kosovës, si dhe të pjesëtarëve të KFOR-it.

Arrestimet kanë nxitur interesim të madh publik, ku një pjesë e mediave kanë raportuar se autoritetet po hetojnë edhe lidhjet e mundshme të çiftit me shërbimet e inteligjencës serbe.

Nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, kanë thënë se i marrin seriozisht këto pretendime.

“Ne i marrim shumë seriozisht këto pretendime. Siguria e personelit të KFOR-it dhe integriteti i informacionit të klasifikuar janë parësore”, tha një zyrtar i NATO-s për Radion Evropa e Lirë.

- Reklamë -

Por, Murganiq, doli se nuk ishte emër i panjohur. Murganiq, doli se ka qenë pjesë e UNMIK-ut, EULEX-it, ka pasur lidhje me gjyqtarë e prokurorë të këtyre misioneve, sipas raportimeve nga mediat në Kroaci.

Se ka qenë pjesë e tyre e ka konfirmuar edhe Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit, EULEX. Në një përgjigje për Naconalen, EULEX-i ka thënë se janë në dijeni që një ish-punëtore e tyre, është përfshirë në një hetim.

“EULEX-i në Kosovë është në dijeni të raporteve të medias që përfshijnë një hetim kundër një ish-anëtari të Misionit EULEX. Misioni aktualisht nuk është në gjendje të komentojë më tej mbi rastin”, u tha nga Eulex-i.

Kosova është shprehur e gatshme të bashkëpunojë për këtë rast.

Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë të Kosovës, Përparim Kryeziu, tha se “duke qenë se veprimtaria e A.M. dhe shtetasit kroat, të dytë të arrestuar në Kroaci, është zhvilluar në Kosovë, institucionet tona janë në gatishmëri të plotë që të bashkëpunojnë me institucionet e Kroacisë për zhvillimin e mëtejmë të hetimeve dhe zbardhjen e plotë të aktiviteteve dhe rrjetit të veprimit”.

Ndërkaq, deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, pas seancës së Kuvendit të Kosovës të mbajtur më 28 gusht, u pyet nga gazetarët lidhur me këtë rast. Ai u përgjigj shkurt se as ai dhe as ndonjë eksponent tjetër i Listës Serbe nuk e njeh A.M., duke mohuar që ndokush prej tyre të ketë pasur lidhje me të.

Historia nisi para nëntë vjetësh.

Ata u njohën në vitin 2016: ai ishte pjesëtar i kontingjentit kroat në KFOR, ndërsa ajo punonte si përkthyese për EULEX-in. Marrëdhënia e tyre ka qenë e gjatë dhe me ndërprerje, por gjithmonë e gjallë, derisa A.M. shpesh vizitonte Kroacinë. Pikërisht aty u arrestua edhe pak ditë më parë.

Prokuroria thotë se piloti ka zbuluar informacione sekrete mbi lëvizjet dhe pozicionet e forcave të KFOR-it, të cilat A.M. më pas i ka transmetuar përmes aplikacioneve të koduara. Akuza ndaj tij parashikon deri në 10 vjet burgim, ndërsa ndaj saj – nga një deri në pesë vjet.

A.M. është vendosur në paraburgim, me arsyetimin se ekziston rrezik arratisjeje dhe ndikimi mbi dëshmitarët. Piloti, megjithatë, nuk u fut në paraburgim, pasi gjykata vlerësoi se nuk ka më mundësi përsëritjeje të veprës – duke qenë se ai nuk është më në mision në Kosovë.

Në deklarimet e para, piloti është mbrojtur duke thënë se e dashura i dërgonte vetëm të dhëna mbi kushtet e motit, të domosdoshme për fluturime, dhe jo informacione të klasifikuara. “Dikush po më bën padrejtësi, ajo është vetëm një viktimë kolaterale”, është shprehur ai para hetuesve

Gjithashtu lexoni:

Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve

Prizren: Kërkohet paraburgimi i të dyshuarit për fajde

Arrestohen tetë persona në Graçanicë, dyshohen për cenim të votës së lirë dhe ryshfet

Vdiq gruaja që ra nga një ndërtesë në Fushë-Kosovë

Valon Ramadani paralajmëron padi për shpifje, akuzon “Infokusin” për sulm ndaj tij dhe familjes

Kosova News 29/08/2025 29/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
broken clouds
20° _ 20°
76%
2 km/h
Sat
20 °C
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C

Lajmet e Fundit

KQZ-ja: 80.85% e të regjistruarve votuan në përfaqësi diplomatike
21:59 -06/06/2026
Luan Aliu falënderon qytetarët për mbështetjen: Shihemi nesër pas orës 19:00 për të festuar fitoren që e ndërtuam bashkë
21:51 -06/06/2026
KQZ-ja sqaron rastin e raportuar në New York: Shënimet nuk ishin vendosur në derën e Konsullatës së Kosovës
20:37 -06/06/2026
Siguri e shtuar në Aeroportin e Prishtinës një ditë para zgjedhjeve
18:29 -06/06/2026
Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për votuesit atje
18:26 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?