KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova e gatshme për të plotësuar çdo detyrim që rrjedh nga zbatimi i sistemit të Kartonit të Gjelbër
Ekonomi

Kosova e gatshme për të plotësuar çdo detyrim që rrjedh nga zbatimi i sistemit të Kartonit të Gjelbër

Kosova News
Kosova News 14:41 -29/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti i shoqëruar nga Sami Mazreku, Drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit, kanë zhvilluar një takim me udhëheqësit e Këshillit të Byrove në Bruksel (Council of Bureaux), e cila është organizatë menaxhuese e sistemit të Kartonit të Gjelbër.

Delegacioni i Kosovës, siç thuhet në një njoftim për media, gjatë takimit me drejtoreshën Menaxhuese të COB, Greet Floré, e informoi atë mbi përgatitjet që Byroja Kosovare e Sigurimit, së bashku me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe institucione të tjera të interesit, ka ndërmarrë deri më tani në lidhje me kërkesat që lidhen me procesin e anëtarësimit në COB, si dhe për gatishmërinë për të ndërmarrë hapa të tjerë në këtë drejtim.

Guvernatori Mehmeti dhe Drejtori Mazreku, nënvizuan angazhimin e tyre dhe të Republikës së Kosovës për të forcuar sistemin financiar duke krijuar kapacitete të nevojshme për të siguruar gatishmërinë e Byrosë Kosovare të Sigurimit për të plotësuar çdo detyrim që rrjedh nga zbatimi i sistemit të Kartonit të Gjelbër, duke u bazuar në standardet e njohura ndërkombëtarisht që e rregullojnë këtë fushë.

Bazuar në raportin e prezantuar nga drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Kosova ka arritur një sërë objektivash të rëndësishme, duke nënvizuar se BKS-ja ka ulur në mënyrë të ndjeshme numrin e automjeteve të paregjistruara dhe vazhdon të zbatojë memorandumet e bashkëpunimit me vendet e rajonit.

Guvernatori Mehmeti dhe Drejtori Mazreku theksuan angazhimin e Kosovës për të bashkëpunuar për të gjetur një zgjidhje sa i përket lehtësimit të trafikut ndërkufitar mes Kosovës dhe vendeve të tjera, ndërsa kërkuan nga COB bashkëpunim në këtë kërkim.

Në këtë rast, Floré deklaroi se mundësitë për bashkëpunim do të vlerësohen në mënyrë rigoroze në zbatim të rregullave në bazë të së cilave funksionon COB.

Gjithashtu lexoni:

KEK-u bën marrëveshje me punonjësit, për ndarjen e thëngjillit

Kush është Prek Kodra që kërkohet nga SPAK! Planifikonte të vriste Albin Kurtin

Aliu godet ish-qeverisjen e PDK-së në Shtime: Ish-kryetari dhe djali i mixhës shpronësuan tokën publike për të ndërtuar kompleks banesor privat

Hapet rruga Hani Elezit – Shkup, ishte mbyllur shkak i zjarreve të mëdha

Dy turistë helmohen pasi hëngrën bimë në malin e Korabit, dërgohen me helikopterë për në Spitalin e Tiranës

Kosova News 29/07/2022 29/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
24°C
Pristina
clear sky
24° _ 24°
41%
1 km/h
Tue
32 °C
Wed
28 °C
Thu
24 °C
Fri
25 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

LVV ushtron kallëzim penal për kryetarin e Prizrenit
23:31 -07/07/2025
Murati: Përparim Rama po rren, buxheti i Prishtinës u vonua nga komuna, jo nga Qeveria
22:55 -07/07/2025
KEK-u bën marrëveshje me punonjësit, për ndarjen e thëngjillit
22:43 -07/07/2025
Lladrovci: Sami Lushtaku më sulmoi nën brez, tha që unë e kam çuar Thaçin në Hagë
22:33 -07/07/2025
Presidenti iranian: Izraeli u përpoq të më vriste mua
22:25 -07/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?