KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova dhe Japonia mbajnë konsultime politike
Politikë

Kosova dhe Japonia mbajnë konsultime politike

Kosova News
Kosova News 14:20 -25/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti, dhe Ambasadori Nakamura Kimitake, i ngarkuar për çështje të Ballkanin Perëndimor dhe zëvendës ndihmës Ministër, këtë të martë kanë udhëhequr konsultimet politike që u mbajtën në Tokio midis delegacioneve të Ministrive të Punëve të Jashtme të të dyja vendeve.

Duke vlerësuar lartë bashkëpunimin në mes të dy shteteve, zëvendësministri Ahmeti ka falënderuar Japoninë për përkrahjen dhe kontributin e vazhdueshëm për Republikën e Kosovës.

Në këto konsultime politike në një njoftim për medie thuhet janë diskutuar mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, kulturës, arsimit dhe sigurisë.

Gjithashtu, u prezantuan edhe mundësitë dhe kushtet e favorshme që ofron Kosova për të tërhequr investimet japoneze në vendin tonë.

“Temë e veçantë e diskutimit ishte edhe agresioni i paprovokuar i Federatës ruse mbi shtetin e Ukrainës dhe rëndësinë e vendosjes së sanksioneve kundër saj. Këtu u vlerësua lartë se të dyja shtetet ndajnë qëndrime të njëjta në dënimin dhe sanksionimin e këtij agresioni”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Tutje, të dyja palët vlerësuan se Kosova dhe Japonia ndajnë të njëjtat vlera të përbashkëta të respektimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut.

Në rrafshin e bashkëpunimit multilateral, bëhet e ditur se zëvendësministri Ahmeti njoftoi palën japoneze për planet e Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe nevojën për përkrahje nga Japonia që ka Kosova në këto procese.

Kurse ambasadori Nakamura, duke falënderuar zëvendësministrin z. Ahmeti për vizitën e tij, u shpreh se beson që bashkëpunimi i afër dhe thellimi i këmbimeve në mes të dy shteteve vetëm sa do të rritet.

Gjatë kësaj vizite pune në Tokio, zëvendësministri Ahmeti, në takime të ndara do të takohet edhe me homologen e tij, zëvendësministren për punë të jashtme të Japonisë znj. Yoshikawa Yummi dhe zëvendësministrin e mjedisit z. Kunisada Isato, i cili ka qenë edhe kryetar i qytetit të Sanjos. Në agjendën e takimeve të zëvendësministrit Ahmeti janë paraparë edhe takime të ndara me presidentin e grupit të miqësisë parlamentare Kosovë – Japoni, deputetin z. Ryu Shionoya, zëvendës presidentin e JICA-së z. Naoki Ando dhe një takim me bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në Japoni.

Gjithashtu lexoni:

Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon

Përplasje në Kuvend, Time Kadrijaj hedh vezë në drejtim të Albin Kurtit

Kurti: Çfarëdo emri pa marrëveshje për president, do të na shpinte te zgjedhjet e reja

Basha: Kurtin po e sulmojnë ata që e pritshin Radoiçiqin në kryeministri

Sërish shtyhet seanca konstituive

Kosova News 25/07/2023 25/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi
17:17 -08/08/2026
Torres drejt PSG-së, arrihet marrëveshja personale
15:58 -08/08/2026
Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë
15:28 -08/08/2026
Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon
14:53 -08/08/2026
Aksident me fatalitet në Prishtinë
14:15 -08/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?