KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova del me qëndrim zyrtar: Irani po rrezikon stabilitetin global!
Lajme

Kosova del me qëndrim zyrtar: Irani po rrezikon stabilitetin global!

Kosova News
Kosova News 19:04 -14/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Republikës së Kosovës ka reaguar me shqetësim ndaj përshkallëzimit të tensioneve mes Izraelit dhe Iranit, duke u bërë thirrje palëve të përfshira që të përmbahen dhe të shmangin çdo veprim që mund të çojë në përkeqësim të mëtejshëm të sigurisë në rajon.

Në një deklaratë zyrtare, Qeveria thekson se përshpejtimi i pasurimit të uraniumit nga Irani përbën një rrezik serioz për stabilitetin rajonal, veçanërisht pas raportimit nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA) se Teherani nuk po përmbush detyrimet ndërkombëtare për mospërhapje bërthamore.

“Prandaj, Irani duhet të ndalojë veprimet hibride që cenojnë stabilitetin rajonal dhe më gjerë, dhe të respektojë obligimet ndaj IAEA-së”, thuhet në deklaratë.

Kosova thekson se rruga e vetme për tejkalimin e krizës mbetet diplomacia. “Besojmë fuqishëm se zgjidhja diplomatike është mjeti i duhur për adresimin e çështjeve të sigurisë dhe ndaljen e dhunës, duke parandaluar pasoja të mëdha rajonale dhe globale.”

Qeveria i bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që ndodhen në rajon ose kanë kontakte me vendet e përfshira, që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin me përpikëri udhëzimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si dhe autoriteteve vendore.

Në fund të deklaratës, Kosova riafirmon përkushtimin ndaj paqes, sigurisë dhe demokracisë ndërkombëtare, duke shprehur solidaritet me të gjithë qytetarët e prekur nga zhvillimet në Lindjen e Mesme.

Gjithashtu lexoni:

Izraeli ia kthen Iranit – Godet depo nafte në zemër të kryeqytetit Tehran

Tjetër valë raketash Izrael – Iran

Trump dhe Putin diskutojnë konfliktin Izrael-Iran në një telefonatë

Bashkëshortja e ish-policit të NJSO-së që po mbahet në Serbi: I thashë Kurtit të mos politizohet rasti

“Teherani do të digjet”, Netanyahu kërcënon Iranin drejtpërdrejt në një fjalim televiziv – paralajmëron sulme më të ashpra

Kosova News 14/06/2025 14/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Izraeli ia kthen Iranit – Godet depo nafte në zemër të kryeqytetit Tehran
23:43 -14/06/2025
Tjetër valë raketash Izrael – Iran
22:50 -14/06/2025
SI REAGOI BOTA NDAJ KRIZËS IRAN-IZRAEL? Thirrjet globale për paqe dhe qëndrimi i Kosovës
22:06 -14/06/2025
Trump dhe Putin diskutojnë konfliktin Izrael-Iran në një telefonatë
21:44 -14/06/2025
Rui Costa bllokon transferimin e yllit të Benficës tek Real Madridi
21:40 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?