Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehajm ka njoftuar se sot mori vendim për emërimin e Major Meriman Sukës, Oficer Ndërlidhës në Qendrën e Luftës Tokësore në Warminister të Mbretërisë e Bashkuar.
Mehaj tha se ky është edhe një sukses i radhës në fuqizimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral ushtarak me Mbretërinë e Bashkuar.
“Bazuar në Memorandumin e radhës së bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, sot mora vendimin për emërimin e Major Meriman Sukës, Oficer Ndërlidhës në Qendrën e Luftës Tokësore në Warminister të Mbretërisë e Bashkuar”, bëri të ditur Mehaj.
Sipas tij, Qendra Britanike e Luftës Tokësore është shumë e rëndësishme në profesionalizmin e oficerëve dhe nënoficerëve të Kosovës në procesin e zhvillimit të forcave tokësore.
“Shumë urime e suksese Major Suka dhe mirënjohje e falënderim i thellë për aleatët tanë, Mbretërinë e Bashkuar!”, ka shkruar Mehaj në rrjetin social Facebook.
https://www.facebook.com/mehaj.armend/posts/pfbid0M3dv6UKEgfaJWDFMEtTAHAPdSqAA3UaJa9jv47Qjuj8845gcvsTVetoZubnX7Dcwl