Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka dhënë detaje lidhur me Ndërmarrjen “Korporata e Ruajtjes së Energjisë”, e cila u themelua në mbledhjen e fundit të Qeverisë.
Sipas ministres Rizvanolli, kjo korporatë do të ketë në pronësi dhe do të menaxhojë 125MW të kapacitetit të baterive të Programit Kompakt mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës përfaqësuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).
Ndërmarrja KRE do të ofrojë shërbime si:
– Arbitrazhi i energjisë
– Balancimi i sistemit energjetik
– Operimi i sistemit të ruajtjes së energjisë
– Tregtimi i energjisë së ruajtur në rajon
– Modelimi përmes teknologjisë informative dhe simulimi i sistemit