KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kontrata parasheh çmime më të lira për parkingun nëntokësor, 80 centë për një orë
Ekonomi

Kontrata parasheh çmime më të lira për parkingun nëntokësor, 80 centë për një orë

Kosova News
Kosova News 23:11 -14/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Por me përfundimin e punimeve të “Parkingut Nëntokësor”, oborri i UP-së ka marrë një pamje krejt tjetër.

Pemë, ulëse e shëtitore që përngjajnë me një park, ky ishte edhe projekti i planifikuar kur është nënshkruar kontrata në vitin 2019, në kohën e qeverisjes së kryetarit Shpend Ahmeti.

Lokale afariste paralelisht me rrugën “George Bush” kjo është pamja e tanishme e kësaj hapësire.

Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar mes Komunës së Prishtinës dhe kompanisë “Jaha&Pessima”, ishte arritur marrëveshje që të mos ndërtohen lokale afariste mbi kuotën zero. E kuota zero, është paraparë të jetë në këndin afër udhëkryqit të rrugëve “Eqrem Çabej” dhe “George Bush”.

Për këtë ka reaguar edhe ish-nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, duke thënë se ky nuk ishte plani që është paraparë në fillim.

“Parkingu për mashallah. E patëm nis për parking nëntokësor, na paska dalë Shoping mbitokësor! E vetmja gjë që ishte paraparë mbi tokë, ishte një pllato ku do vendosej shtatorja e prof. Anton Çettës!” – ka shkruar Pacolli.

Pas përfundimit të Parkingut Nëntokësor, “Parking Center” ka dalë edhe me çmimoren, e cila nuk është pritur aspak mirë nga qytetarët.

Çmimi prej 15 eurosh për një ditë dhe 2.500 euro në vit, po konsiderohet si tejet i lartë.

Por kjo nuk ishte çmimorja e cila ishte paraparë në fillim.

Me kontratën e nënshkruar në korrik të vitit 2019, çmimi për një orë ishte paraparë të jetë 80 centë, përderisa për 2 orë 1.50 euro.

Ndërsa çmimi për 24 orë 10 euro dhe jo 15, siç është tani.

E sipas kontratës, ndryshimi i tarifave të rregulluara, kërkon pajtimin e palëve nënshkruese.

E pyetur nga KOHA, Komuna e Prishtinës nuk ka kthyer ndonjë përgjigje nëse është pajtuar për ndryshimin e këtij çmimi.

Përmes një komunikate për media, ata kanë thënë se në rastin e “Parkingut Nëntokësor”, Komuna e Prishtinës nuk është pronare e plotë, pasi kemi të bëjmë me partneritetin publiko-privat.

“Përcaktimi i tarifave të parkimit është bërë në bazë të çmimit të tregut dhe duke marrë parasysh investimet e larta të koncesionarit në ofrimin e sigurisë së lartë dhe kushteve shumë më të favorshme krahasuar me parkingjet tjera me këto çmime. Po ashtu, çmimi i vendosur, përfshin edhe kostot e parapara për mirëmbajtjen dhe ofrimin e shërbimit, të cilat janë mjaft të larta”, thuhet nga Komuna e Prishtinës.

Gjithsesi, ata rekomandojnë qytetarët që të praktikojnë ecjen dhe transportin publik.

Ndryshe, “Parkingu Nëntokësor” është hapur që nga dita e premte, ku për 3 ditë rresht ishte pa pagesë. Ndërsa, nga e hëna, ai ka filluar operimin e rregullt me pagesë dhe më 28 nëntor pritet edhe hapja solemne e tij./koha.net/

Gjithashtu lexoni:

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Rriten çmimet e derivateve

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Kosova News 14/11/2022 14/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit
18:09 -10/07/2026
Policia: Shkeljet në trafik do të dënohen edhe pa ndalimin e automjetit
18:02 -10/07/2026
Mbyllen edhe dy biznese me veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve
17:58 -10/07/2026
Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik
17:55 -10/07/2026
Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës
15:44 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?