KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kontradikta mes datave kur ka shkuar në Kukës, Hoxha thotë se gabimisht ka deklaruar për ZPS-në
Siguri

Kontradikta mes datave kur ka shkuar në Kukës, Hoxha thotë se gabimisht ka deklaruar për ZPS-në

Kosova News
Kosova News 13:16 -21/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Dëshmitari Zijadin Hoxha, gjatë dëshmisë të tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin ndaj Pjetër Shalës, tha se ka deklaruar gabimisht më herët kur kishte thënë se në maj të vitit 1999 ka arritur në Kukës.

“Nuk e di as vetë. Faktikisht, gabim. Gabimisht kam deklaru”, tha dëshmitari Hoxha, duke u përgjigjur në kundërpyetjet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Përpara kësaj, prokurori Cezary Michalczuk i prezantoi Hoxhës dy klipe nga intervistat e tij për ZPS-në, ku dëgjohej të ketë thënë se ai kishte arritur në Kukës më 22 apo 23 maj 1999.

“Dy herë që iu ka intervistuar prokurori qartazi keni thënë që më 22 apo 23 maj të 1999”, tha prokurori Michalczuk.

Pas kësaj, dëshmitari tha se nuk është problemi tek transkripta, por që ai kishte gabuar me deklaratën.

“Klipi i parë nuk nuk u dëgju mirë. Klipin e dytë e dëgjova mirë, por ka qenë gabimisht, unë kam gabu dhe jo transkripti, unë kam gabu. Faktikisht të gjitha aktivitetet që i kam pas në uzinën e Kukësit brenda një jave nuk kam pas mundësi me i arritë të gjitha ato punë… unë për më shumë se 1 muj e gjysmë kam qëndru në atë uzinë. Është data gabim që e kam dhënë”, tha Hoxha, shkruan Betimi për Drejtësi.

Ndryshe, gjatë dëshmisë së tij dje, dëshmitari Hoxha ka thënë se ai kishte arritur në Kukës për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 22 apo 23 prill 1999.

Pyetjet për këtë dëshmitar i ka mbaruar mbrojtja e Pjetër Shalës përmes avokatit, Jean-Louis Gilissen. Ndërsa, përfaqësuesit e ZPS-së kanë parashikuar që ta marrin në pyetje Hoxhën sot gjatë tërë ditës.

Sipas prokurorit Michalczuk, kundërpyetjet për dëshmitarin do të mundohen t’i përfundojnë brenda orarit të sotëm të seancës, por pa përjashtuar mundësinë që të vazhdohet edhe në seancën e nesërme.

Gjithashtu lexoni:

Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar

Prokuroria: Valon Syla kafshoi dhe kapi për flokësh të dëmtuarën

Arrestohet një person për mbajtje të paautorizuar të armëve

Qytetarët serbë paralajmërojnë bllokadë në rrugën për në Merdarë – QKMK u bën thirrje udhëtarëve të shmangin këtë pikë

​Arrestohen katër persona pak para se të shkonte Kurti në veri, u munduan ta pengojne eskorten e kryeministrit Kurti

Kosova News 21/11/2023 21/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinës
23:22 -01/07/2025
Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar
23:07 -01/07/2025
Prokuroria: Valon Syla kafshoi dhe kapi për flokësh të dëmtuarën
22:31 -01/07/2025
Bosch ndan deklaratën e profesorit britanik për Gjykatën Speciale: Një projekt për ta kënaqur Serbinë
22:26 -01/07/2025
3 milionë euro për dy ura të reja në Mitrovicë – Kurti jep detajet e projektit
21:45 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?