Dogana e Kosovës ka njoftuar se është parandaluar kontrabandimi i disa produkteve ushqimore.
Oficerët doganor kanë parandaluar një tentim për kontrabandim në regjionin e Prizrenit.
Saktësisht në segmentin Vërmicë-Prizren, njësitet e anti-kontrabandës kanë ndaluar një automjet të dyshimtë, ku pas ekzaminimit janë gjetur mallra pa dokumentacion përcjellës, saktësisht mallra të kontrabanduara në Kosovë.
Me këtë rast janë sekuestruar rreth 1000 kilogramë produkte ushqimore si dhe ka filluar procedurë kundërvajtëse.


