KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konkursi për 32 infermierë në Prizren, 27 aplikues e kalojnë 100% testin me shkrim
Shëndetësi

Konkursi për 32 infermierë në Prizren, 27 aplikues e kalojnë 100% testin me shkrim

Kosova News
Kosova News 22:40 -08/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

27 aplikues kanë arritur të kalojnë 100% testin me shkrim në konkursin për infermierë të përgjithshëm, të hapur nga Komuna e Prizrenit.Maksimumi i pikëve në testin me shkrim në konkursin për infermierë ishte 70 pikë, dhe atë e siguruan 27 aplikues.Komuna e Prizrenit ka hapur konkurs për 32 infermierë të përgjithshëm më 30.09.2025 dhe konkursi ka qenë i hapur deri më 29.10.2025.Sipas njoftimit të konkursit, infermierët që do të pranohen me ketë konkurs do të shërbejnë në QKMF, QMF dhe AMF.290 persona i janë nënshtruar testit me shkrim për 32 pozita, ndërsa 84 nga ta kanë arritur ta kalojnë atë.84 aplikuesit që e kanë kaluar testin me shkrim që nga nesër, më 09.12.2025, do të hynë në intervistë me gojë. Redaksia e KALLXO.com ka pranuar një raportim mbi pretendimet se testi është shpërndarë dhe se për këtë 27 kandidatë kanë arritur të sigurojnë rezultate maksimale.Për këto pretendime, KALLXO.com ka kontaktuar kryetarin e komisionit vlerësues, Fehmi Mazreku.Mazreku në një përgjigje ka thënë se deri më tani (13:43, 08.12.2025) nuk kanë pranuar asnjë ankesë zyrtare në lidhje me fazën e testimit me shkrim.Ai theksoi se sot, më 08.12.2025, kanë qenë dy aplikuese të cilat kanë kërkuar ta shohin testin e tyre, dhe se nuk ka pasur diçka më shumë.“Deri më tani, konkursi ka shku sipas të gjitha procedurave që i ka caktu zyra e personelit. Deri më tani nuk kemi asnjë ankesë, i kemi pasë dy aplikante, kanë qenë për me i kontrollu testet, me i pa, kanë të drejtë”- tha ai.Për mundësinë e shpërndarjes së testit për konkursin për infermierë të përgjithshëm, Mazreku tha se nuk janë në dijeni se diçka e tillë ka mundur të ndodhte.“Ne nuk jemi në dijeni se dikush  ka mujtë me e shpërnda testin. Ne nuk dimë që ka pasë diçka të tillë. Ne në ditën e testimit ua kemi marrë telefonat secilit aplikant. Ka qenë numër i madh. Sa kemi mund, jemi mundu me i këqyrë, ka qenë dhe kryetari i Sindikatës së Infermierëve aty”- ka thënë Enis Qemaledini, anëtar i komisionit vlerësues, ka thënë për KALLXO.com se nuk ka informatë që testi të jetë shpërndarë.Ai ka deklaruar se testi është hartuar nga anëtarët e komisionit në ditën kur është mbajtur testi.“Testi nuk ka qenë i vështirë. Ka pasë shumë njerëz. Në atë ditë që është mbajur testi, atë ditë e kemi hartuar dhe skanuar. Nëse ka kopju dikush, unë nuk mund të mbaj përgjegjësi, policë nuk jemi. Duhet me marrë parasysh ka qenë i lehtë. Testin e kemi bërë anëtarët e komisionit dhe kemi shkuar drejt në amfiteatër ku e kemi mbajtë testin”- tha ai.Anëtarja tjetër e komisionit, Minire Bllaca, ka thënë shkurt se pretendimet nuk janë të vërteta.Enis Gashi, anëtari tjetër i komisioni, tha se personalisht ka pritur që numri i kandidatëve të jetë edhe më i lartë.“Duke pasur parasysh nivelin e pyetjeve, të thjeshta, të njohura nga konkurset e kaluara, të disponueshme publikisht në internet dhe të cilat përdoren edhe në testimet e licencimit të infermierëve, çdo kandidat serioz do të duhej t’i dinte. Për këtë arsye, unë personalisht kam pritur që numri i kandidatëve me rezultat maksimal të ishte edhe më i lartë, sidomos prej një grupi me rreth 300 aplikantë”- tha ai. Anëtarë të komisionit vlerësues për këtë konkurs siç ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Simir Krasniqi, kanë qenë Fehmi Mazreku, kryesues i komisionit dhe anëtarë Minire Bllaca, Enis Gashi, Enis Qemaledini dhe zyrtar nga zyra e personelit.

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 08/12/2025 08/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës
22:59 -07/07/2026
Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë i kërkuari me fletarrest ndërkombëtar
22:12 -07/07/2026
Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti
20:56 -07/07/2026
Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje
20:18 -07/07/2026
Basha inspekton rrugën Mitrovicë–Jarinjë dhe Urën e Leshakut
19:15 -07/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?