Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka pritur në takim udhëheqësin e Njësisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Vassilis Maragos.
Takimi ka qenë i mbyllur për medie, ndërsa pritet që me ndonjë kumtesë për media të njoftohet opinioni lidhur me diskutimet.



