Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, së bashku me kandidatët për deputetë, ka zhvilluar një takim me banorët e Hanit të Elezit.
Konjufca bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për arritjet e Qeverisë, si dhe për planet dhe rrugën që, sipas tij, e pret vendin pas fitores së madhe të 28 dhjetorit.
Ai theksoi rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe mbështetjen e vazhdueshme për projektet qeveritare, duke ritheksuar synimin për vazhdimësi të reformave dhe zhvillimit të vendit.


