KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konjufca: Sulmi në Banjskë ishte goditje e rëndë për sigurinë e rajonit
Politikë

Konjufca: Sulmi në Banjskë ishte goditje e rëndë për sigurinë e rajonit

Kosova News
Kosova News 13:35 -20/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka marrë pjesë në përmbyllje të punimeve të seancës së 11-të plenare të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Kryeparlamentari Konjufca, ka thënë se vizioni për bashkëpunim dhe për arritje të aspiratave të përbashkëta përmban ndër të tjera në vetvete edhe njohjen e Republikës së Kosovës. Sipas tij, ky bashkëpunim Kosovës do t’ia hapëte rrugën e gjithëpërfshirjes dhe bashkëpunimit të plotë

Konjufca ka thënë se takime të tilla janë rikonfirmim i angazhimit të përbashkët për të nxitur bashkëpunimin rajonal, për të promovuar zhvillimin ekonomik, për të rritur sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin në Evropën Juglindore.

 “Aty theksova se vizioni për bashkëpunim dhe për arritje të aspiratave të përbashkëta përmban ndër të tjera në vetvete edhe njohjen e Republikës së Kosovës nga të gjitha vendet e këtij rajoni, në mënyrë që t’i hapet rruga gjithëpërfshirjes dhe bashkëpunimit të plotë e të mirëfilltë. Njëkohësisht, vura në dukje nevojën për të mbështetur aspiratën e Kosovës për anëtarësim në struktura ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Këshillin e Evropës, në frymën e përkushtimit për një rajon sa më të bashkuar rreth vlerave dhe qëllimeve të përbashkëta. Një gjë e tillë u arrit më herët me liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit tonë, gjë për të cilën jemi mirënjohës dhe kjo duhet të përsëritet, në frymën e të ardhmes së përbashkët”, ka thënë ai.

Konjufca ka folur edhe për edhe sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë, duke theksuar se përgjegjësit për këtë sulm që po mbrohen nga Serbia, duhet të sillen para drejtësisë.

“Në fjalën time, nënvizova edhe se ngjarja e 24 shtatorit 2023, kur kundër Republikës së Kosovës u krye një sulm i egër terrorist, me pasojë vrasjen e Rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e dy policëve të tjerë, ishte goditje e rëndë jo vetëm për bashkëpunimin, por edhe për sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Prandaj, ai akt duhet dënuar nga të gjithë pa përjashtim, ndërsa përgjegjësit të cilët strehohen dhe mbrohen nga Serbia duhet të vihen përballë drejtësisë. Pa këto qëndrime dhe veprime, do të jetë e vështirë të arrihen synimet e SEECP”, ka theksuar ai.

“Në përfundim të fjalës sime, bëra thirrje që të punojmë së bashku duke riafirmuar përkushtimin ndaj parimeve të barazisë, gjithëpërfshirjes dhe bashkëpunimit rajonal, për t’u siguruar që asnjë anëtar i komunitetit tonë të mos margjinalizohet dhe të sigurohemi që Strategjia për Evropën Juglindore 2030 të përmbushë premtimin e saj për të mos lënë askënd pas dhe për të nxitur një rajon ku çdo shtet mund të lulëzojë. Në përmbyllje të punimeve të seancës së 11-të plenare të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, dolëm me një deklaratë të përbashkët finalizuese”, ka shkruar Konjufca.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën kundër në kamera

Gërvalla: Mbështetja e aleatëve, thelbësore për rrugën euroatlantike

Auditori: PDK-ja pa dokumentacion për qira dhe kontribute, shkelje në menaxhimin financiar

Kurti pret në takim ish-kryetarin e GJND-së Hisashi Owada, e falënderon për rolin në opinionin e GJND-së pë pavarësinë e Kosovës

Publikohen raportet e audituara financiare të partive politike, kush sa ka të hyra e sa shpenzime

Kosova News 20/06/2024 20/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
thunderstorm
21° _ 21°
73%
1 km/h
Fri
25 °C
Sat
26 °C
Sun
29 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C

Lajmet e Fundit

Britania e Madhe dhe SHBA: Irani nuk mund të pajiset me armë bërthamore
08:50 -20/06/2025
Moti sot me diell
08:33 -20/06/2025
Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën kundër në kamera
23:45 -19/06/2025
Gërvalla: Mbështetja e aleatëve, thelbësore për rrugën euroatlantike
22:34 -19/06/2025
Auditori: PDK-ja pa dokumentacion për qira dhe kontribute, shkelje në menaxhimin financiar
16:55 -19/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?