KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konjufca për vizitë në Shkup: Ballkani të integrohet në BE e NATO, kjo nuk do të linte hapësira destabilizimi në rajon
Politikë

Konjufca për vizitë në Shkup: Ballkani të integrohet në BE e NATO, kjo nuk do të linte hapësira destabilizimi në rajon

Kosova News
Kosova News 14:09 -12/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Kojufca po qëndron për një vizitë në Shkup, me ç’rast atje është pritur në takim nga kryekuvendari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe presidenti Stevo Pendarovski.

Gjatë takimeve siç i ka quajtur Konjufca “të ngrohta e tejet miqësore”, tha se ka shkëmbyer mendime për aktualitetin politik, zhvillimet rajonale dhe mbështetjen e ndërsjellë në rrugën e integrimit evropian të shteteve tona, raporton KosovaNews

“Në diskutimet përmbajtësore mbizotëroi fryma e pajtimit të plotë rreth interesave të përbashkëta të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.  Gjithashtu i vlerësuam të shkëlqyera marrëdhëniet e deritashme dhe ritheksuam gatishmërinë për kultivimin e mëtutjeshëm të raporteve tona, përfshirë edhe bashkëpunimin ndërparlamentar, duke konsideruar se avancimi i marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha sferat me interes të përbashkët i kontribuon zhvillimit të ndërsjellë, stabilitetit të rajonit dhe më gjerë”, ka shkruar Konjufca pas takimit me kryekuvendarin e presidentin nga Maqedonia e Veriut.

Mes tjerash Kojufca theksoi se me Presidentin Pendarovski dhe kryetarin Xhaferi ndamë pikëpamje të njëjta se i gjithë Ballkani Perëndimor duhet të integrohet sa më parë në BE dhe në NATO, meqë një hap i tillë nuk do të linte hapësira destabilizimi në rajonin tonë.

Kurse i pari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi tha se mbështesin nismën për mbajtjen e seancës së dytë ndërqeveritare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës.

“E informova se në Kuvend është ratifikuar Marrëveshja për bashkëpunim në turizëm ndërsa në procedurë parlamentare janë ligji për bashkëpunim në lidhje me diasporën, për statusin e pjesëtarëve të Armatës sonë dhe Forcave të sigurisë të Kosovës gjatë stacionimit në territoret e të dyja shteteve dhe për partneritet në kontekst të garantimit të marrëveshjes për ndihmë teknike në suazat e Programit IPA”, tha Xhaveri duke shtuar se këtu bën pjesë shfrytëzimi i IPA fondeve në drejtim të hapjeve të kalimeve kufitare të reja dhe modernizimi i atyre ekzistuese.

Po ashtu, ai tha se në lidhje me dialogun Prishtinë – Beograd, qëndrimi i tyre është i njëjtë si edhe më parë.

“Mbështetje e plotë deri në arritjen e marrëveshjes përfundimtare, të pranueshme për të dyja palët, marrëveshje me të cilën do të garantohet paqja, stabiliteti, siguria dhe përparimi i të dyja vendeve dhe rajonit në tërësi”, tha Xhaferi./KosovaNews

Gjithashtu lexoni:

Shpallja e datës e zgjedhjeve, KQZ: Jemi gati për të filluar përgatitjet

Takimi Kurti – Hamza, nga Qeveria tregojnë se çfarë u diskutua

Zyrtari i dytë policor dëshmon për rastin e Banjskës

Kurti në Mitrovicë, takim të zakonshëm me Bedri Hamzën – VIDEO

“Kryeministër, a po ndalesh një minutë” – Koci tentoi ta ndalojë, por ishte e kotë

Kosova News 12/12/2022 12/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Shpallja e datës e zgjedhjeve, KQZ: Jemi gati për të filluar përgatitjet
15:47 -09/06/2025
Takimi Kurti – Hamza, nga Qeveria tregojnë se çfarë u diskutua
15:45 -09/06/2025
Dogana sekuestron 180 palë veshmbathje të kontrabanduara dhe të falsifikuara
15:38 -09/06/2025
Ish-ministri i Jashtëm gjerman kërkon rikthimin e shërbimit ushtarak dhe përfshirjen e grave në ushtri
15:35 -09/06/2025
Fairphone 6 zbulohet para lansimit zyrtar
15:31 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?