Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takimin lamtumirës ambasadorin e Austrisë Christoph Weidinger, ku e falënderoi për kontributin e dhënë në thellimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Austrisë.
Konjufca e vlerësoi lart rolin e Austrisë mike si një partnere e rëndësishme dhe përkrahëse e fuqishme e Kosovës në rrugën e integrimit euroatlantik.
Tutje, ambasadori austriak nga ana e tij e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen si dhe rikonfirmoi gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë mes dy shteteve tona.
“Kryetari Glauk Konjufca priti në takim lamtumirës ambasadorin e Austrisë, Christoph Weidinger
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.
Kryetari Konjufca falënderoi ambasadorin Weidinger për kontributin e tij në fuqizimin e partneritetit dhe thellimin e marrëdhenieve dypalëshe, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Austria i ka dhënë Republikës së Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit.
Kreu i Kuvendit vlerësoi lart rolin e Austrisë mike si një partnere e rëndësishme dhe përkrahëse e fuqishme e Kosovës në rrugën e integrimit euroatlantik. Ai po ashtu vlerësoi bashkëpunimin në projekte të përbashkëta, veçmas në sferën e legjislativit dhe të diplomacisë parlamentare.
Ambasadori Weidinger nga ana e tij e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen, si dhe rikonfirmoi gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë mes dy shteteve tona.”, thuhet në njoftim.


