KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosova pranon planin “modern” të BE-së, kryeminsitri Kurti i përgjigjet pozitivisht kërkesës nga pesëshja për takime
Politikë

Kosova pranon planin “modern” të BE-së, kryeminsitri Kurti i përgjigjet pozitivisht kërkesës nga pesëshja për takime

Kosova News
Kosova News 11:09 -25/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës ka thënë se është dakord dhe e konsideron si bazë për diskutime, planin e ri të Bashkimit Evropian, ku përfshihet edhe drafti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i prezantuar të shtunën nga diplomatët perëndimorë për liderët e Kosovës dhe Serbisë.

Të shtunën, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë – Beograd, Miroslav Lajçak i shoqëruar nga i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe këshilltarët e lartë të liderëve të Gjermanisë, Francës, Italisë, qëndruan në Prishtinë dhe zhvilluan një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Pasdite u takuan në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. BE-ja më pas ka konfirmuar se liderëve iu është paraqitur një draft për Asociacionin.

Pa dhënë hollësi se për çfarë saktësisht është fjala, nga Bashkimi Evropian kanë konfirmuar se kanë bërë një “propozim modern evropian” për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe tash presin nga palët që për këtë, por edhe për të gjitha çështjet e tjera nga obligimet e dialogut, të “veprojnë shpejt”.

Nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se kryeministri Kurti është pajtuar që plani i ri i BE-së të jetë korniza e vazhdimit të diskutimeve të mëtejshme me shtetet aleate.

“Kryeministri Kurti i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së 5 emisarëve për një takim me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Presidentes së Komisionit Evropian, në margjina të samitit të Këshillit Evropian. Takimi do jetë në kuptim të diskutimeve të nisura me 5 emisarët gjatë vizitës së tyre në Prishtinë me datën 21 tetor, në të cilin ata propozuan një plan të ri që përfshinte një paketë më të plotë të zbatimit gjithëpërfshirës të Marrëveshjes Bazike bashkërisht me një draft të propozuar për zbatimin e nenit 7. Kryeministri Kurti ka shprehur dakordimin e tij që ky plan i ri të jetë korniza e vazhdimit të diskutimeve të mëtejshme me shtetet aleate, ShBA, Gjermani, Francë dhe Itali, e cila do të duhej të siguronte një komponent të fuqishëm të sigurisë dhe gjithashtu të fuqizonte perspektivën e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.

Kurti pritet që të enjten [nesër] të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz, kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Takime të ngjashme pritet të ketë edhe për Vuçiqin.

Takimet do të zhvillohen në margjinat e një samiti të BE-së, por agjenda dhe detajet nuk janë bërë të ditura ende.

“Agjenda dhe detajet e takimit në Bruksel nuk janë bërë të ditura. Kryeministrit Kurti, megjithatë shprehet i gatshëm të përfshihet në diskutime përmbajtjesore me kushtin që ato të jenë në linjë me parimin e gjithëpërfshirjes”, thuhet tutje në përgjigjen e Qeverisë.

Kryeministri Kurti një ditë para takimit në Bruksel: Nëse s’ka dënime dhe sanksione ndaj Serbisë, s’ka dialog

Gjithashtu lexoni:

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Osmani i ankohet TRT-së së Erdoganit: Nuk tolerohet askush që dëshiron ta kontrollojë gjithçka

Hekurudha Durrës-Prishtinë, temë diskutimi në takimin Karakaçi-Basha

Kosova News 25/10/2023 25/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?