KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konjufca në ditën e pavarësisë së ShBA-së: Deklarata e Pavarësisë së ShBA-së fitore për gjithë botën
Politikë

Konjufca në ditën e pavarësisë së ShBA-së: Deklarata e Pavarësisë së ShBA-së fitore për gjithë botën

KosovaNewss
KosovaNewss 14:40 -04/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ka uruar 4 Korrikun me rastin e Ditës së shpalljes së Pavarësisë së ShBA-së.

Ai ka thënë se historia e ShBA-së deri në ditën e shpalljes së mëvetësisë, është një lavd i demokracisë dhe triumfit të saj.

“Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës shënonte fitoren në ardhje jo vetëm për popullin amerikan, por edhe për të gjithë botën, e cila do të futej në procesin e gjatë dhe të pakthyeshëm drejt vlerave universale që promovoi ajo deklaratë pavarësie dhe që kultivuan institucionet amerikane të ngritura mbi ato themele”, shkroi Konjufca në Favcebook.

Postimi i plotë i Konjufcës:

Gëzuar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së SHBA-së!

Më 4 Korrik të 1776, SHBA shpall mëvetësinë dhe fillon rrugëtimin e saj të drejtësisë, mundësive të barabarta dhe demokracisë.

Historia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ardhja deri te dita e shpalljes së pavarësisë së saj është një lavd i demokracisë dhe triumfit të saj. Në histori njihen më pak fitore nga ata që u përpoqën për liri dhe barazi, në krahasim me sa të tilla numërojnë ata që për synim kishin krijimin dhe ruajtjen e gjendjes shtypëse. Tiranitë apo autokracitë mund të fitojnë qindra herë dhe asgjë nuk do të ndryshojë në thelb, por vetëm njëherë kur triumfon demokracia, hapet një epokë.

Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës shënonte fitoren në ardhje jo vetëm për popullin amerikan, por edhe për të gjithë botën, e cila do të futej në procesin e gjatë dhe të pakthyeshëm drejt vlerave universale që promovoi ajo deklaratë pavarësie dhe që kultivuan institucionet amerikane të ngritura mbi ato themele.

Shembulli i atij akti politiko-juridik, që u shoqërua pandashëm nga një gamë e gjerë e formave të pjesëmarrjes së popullit amerikan në betejën për pavarësim, është edhe sot shembulli më frymëzues i suksesit të demokracisë dhe i faktit të qartë se ajo është zgjidhja e vetme, e drejtë po aq sa efiksase, për paqe dhe përparim afatgjatë.

Gëzuar 4 Korrikun, kombit amerikan, gjithë botës demokratike dhe atyre që përkasin në vlerat e saj!

Kurti uron ShBA-në për 247-vjetorin e Pavarësisë: Aleanca mes Kosovës dhe ShBA-së është e përjetshme
Presidentja Osmani uron ShBA-në për 247-vjetorin e Pavarësisë: Le të forcohet partneriteti ynë i palëkundur

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë

Qeveria e Kosovës mban mbledhje online, merr disa vendime

BE-ja dhe QUINT-i: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtarë të komuniteteve

Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve

Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria

KosovaNewss 04/07/2023 04/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?