KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konjufca: Me popullin suedez ndajmë vlerat e përbashkëta
Politikë

Konjufca: Me popullin suedez ndajmë vlerat e përbashkëta

Kosova News
Kosova News 23:28 -12/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Ambasadën e Suedisë në Prishtinë me rastin e Ditës së Shën Luçisë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, tha se Suedia ka qenë prej kohësh mike dhe partnere e Kosovës, miqësi dhe mbështetje kjo të cilën vendi ynë e vlerëson lart.

Siç njofton Kuvendi, në prani të ambasadorit Jonas Westerlund, korit diplomatik të akredituar në Prishtinë, përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës dhe mysafirëve të shumtë, Konjufca ka thënë se ndihet thellësisht i nderuar dhe i lumtur që gjendet në njërën nga festat më të dashura dhe simbolike të Suedisë, Ditën e Shën Luçisë. 

“Jam i kënaqur që pavarësisht nga kulturat dhe traditat tona shumë të ndryshme, kjo ditë na bashkon të gjithëve pasi ndajmë vlerat e përbashkëta të dritës, shpresës dhe solidaritetit, të cilat të gjitha janë tema qendrore në kremtimin e Shën Luçisë. Ndërsa nderojmë traditat e pasura suedeze të Ditës së Shën Luçisë, le të marrim një moment për të vlerësuar ndjenjën e unitetit dhe solidaritetit që ushqejnë festime të tilla. Këto janë vlera që i kapërcejnë kufijtë dhe na afrojnë të gjithëve dhe është një mundësi për të riafirmuar angazhimin tonë për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme për të gjithë”, ka theksuar kryeparlamentari Konjufca. 

Ai ka vlerësuar lart mbështetjen që Suedia i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e procesit të shtetndërtimit, veçanërisht gjatë periudhave sfiduese të historisë sonë.

“Ne vlerësojmë thellësisht partneritetin tonë dhe presim me padurim të vazhdojmë përpjekjet tona të përbashkëta për prosperitet dhe paqe të ndërsjellë”, ka thënë kryeparlamentari Konjufca.

Gjithashtu lexoni:

LVV ushtron kallëzim penal për kryetarin e Prizrenit

Murati: Përparim Rama po rren, buxheti i Prishtinës u vonua nga komuna, jo nga Qeveria

Lladrovci: Sami Lushtaku më sulmoi nën brez, tha që unë e kam çuar Thaçin në Hagë

Lladrovci i bindur: Kandidat për kryetar të Drenasit ka veç një, e ai jam unë

Aliu godet ish-qeverisjen e PDK-së në Shtime: Ish-kryetari dhe djali i mixhës shpronësuan tokën publike për të ndërtuar kompleks banesor privat

Kosova News 12/12/2024 12/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
54%
2 km/h
Tue
34 °C
Wed
26 °C
Thu
20 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

LVV ushtron kallëzim penal për kryetarin e Prizrenit
23:31 -07/07/2025
Murati: Përparim Rama po rren, buxheti i Prishtinës u vonua nga komuna, jo nga Qeveria
22:55 -07/07/2025
KEK-u bën marrëveshje me punonjësit, për ndarjen e thëngjillit
22:43 -07/07/2025
Lladrovci: Sami Lushtaku më sulmoi nën brez, tha që unë e kam çuar Thaçin në Hagë
22:33 -07/07/2025
Presidenti iranian: Izraeli u përpoq të më vriste mua
22:25 -07/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?