Kreu i Kuvendit të Kosovës së bashku me nënkryetaren Saranda Bogujevci, kanë pritur në një takim fundviti organizatat partnere të Kuvendit për t’iu shprehur mirënjohje dhe për t’i falënderuar për bashkëpunimin e ngushtë që kemi pasur gjatë këtij viti.
Me këtë rast, Kunjufca ka thënë, se Legjislatura VIII ka arritur konsiderueshëm objektivat ambicioze legjislative, gjithnjë të harmonizuara me standardet e Bashkimit Evropian dhe kriteret e integrimeve euroatlantike.
“Të arriturat e deritashme të kësaj legjislature, si dhe përgjithësisht legjislaturave të mëparme, janë pa dyshim meritë edhe e mbështetjes së partnerëve vendorë e ndërkombëtarë të Kuvendit”, tha Konjufca.
Tutje ka thënë ai, se sikur deri më tani, së bashku me partnerët, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të vazhdojë t’i avancojë rezultatet dhe t’i përmbush objektivat e parashtruara gjatë vitit në vijim.