KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konjufca: Kuvendi i Kosovës është në procedurë të hartimit të Kodit të Etikës
Politikë

Konjufca: Kuvendi i Kosovës është në procedurë të hartimit të Kodit të Etikës

Kosova News
Kosova News 19:29 -20/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në tryezën ​me temën “Gjuha e urrejtjes në diskursin publik”, organizuar nga Zyra e Këshillit të Evropës në Kosovë.

Gjatë fjalës së tij Konjufca tha se sot gjuha e urrejtjes është një fenomen global i cili po sfidon secilin shtet të botës, pavarësisht nivelit të zhvillimit demokratik.

Ai tha se Kosova si shtet i ri dhe demokratik është duke u përballur me përhapje të hovshme të gjuhës që nxit urrejtje dhe që cenon dinjitetin njerëzor dhe integritetin e tij.

Me këtë rast kreu i Kuvendit potencoi se ka raste kur edhe politikanët nuk kanë arritur te jenë shembull i mirë i luftimit të gjuhës së urrejtjes.

“Konsideroj se përgjegjësia bie mbi çdo përfaqësues politik, që jo vetëm ta dënojmë gjuhën e cila nxit urrejtje, por edhe t’i ftojmë mbështetësit dhe qytetarët për tolerancë dhe mirëkuptim, pavarësisht dallimeve që kemi në mendime, në qëndrime dhe në përfaqësimin e vlerave të ndryshme”, tha kryetari Konjufca.

Edhe pse Kosova sipas kryetarit Konjufca në përgjithësi ka legjislacion të avancuar në këtë drejtim, përvoja e deritashme ka dëshmuar nevojën për t’i përforcuar mekanizmat.

“Kuvendi i Kosovës aktualisht është në procedurë të hartimit të Kodit të Etikës, dhe do t’u ndihmojë përfaqësuesve të popullit në krijimin e praktikave demokratike të komunikimit, në mënyrë që ato të jenë me të kontrolluara, më të standardizuara dhe të mos lejojnë përdorimin e shprehjeve të tilla, që më vjen keq që ndonjëherë do të mund t’i keni dëgjuar edhe në Kuvendin e Kosovës”, u shpreh kryetari Glauk Konjufca.

Kryetari Konjufca u bëri thirrje të gjitha shtyllave të shtetit që bashkërisht të krijojnë klimë të përshtatshme për secilin qytetar të Kosovës e sidomos për ata që kanë qenë viktima të gjuhës së urrejtjes, që t’u ofrohet mundësia e raportimit sa më të shpejtë të rasteve në organet e drejtësisë.

Në lidhje me këtë temë në tryezë foli edhe shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Frank Power, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, Avokati i Popullit Naim Qelaj, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe aktivistë të shoqërisë civile.

Gjithashtu lexoni:

“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate

Kusari-Lila: S’ka alternativë tjetër përveç dialogut!

Faton Peci: Sa më shumë ura në Mitrovicë, aq më shumë bie vlera e prezencës së forcave në urën qendrore

Alica Kearns shpërndan reagimin e Ramës ndaj Vuçiqit për Ibrin: Kjo është diplomaci

Farage propozon burgosjen e të huajve jashtë Britanisë, Kosova në listë

Kosova News 20/09/2023 20/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
clear sky
31° _ 30°
31%
4 km/h
Wed
31 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C
Sat
33 °C
Sun
15 °C

Lajmet e Fundit

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut
23:15 -11/08/2026
Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë
19:38 -11/08/2026
SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
19:26 -11/08/2026
I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?