KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konjufca dënon aktin e rrahjes së Sanduloviq, kërkon reagim të ndërkombëtarëve
Politikë

Konjufca dënon aktin e rrahjes së Sanduloviq, kërkon reagim të ndërkombëtarëve

Kosova News
Kosova News 11:54 -05/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeparlamentari Glauk konjufca e ka dënuar ashpër aktin e rrahjes së politikanit serb, Nikola Sanduloviq.

“Në një situatë të frikësimit dhe territ mediatik në Serbi, aludimi shqetësues se në torturim ka marrë pjesë edhe terroristi Milan Radojçiq, i kërkuar nga Republika e Kosovës dhe ndërkombëtarisht për sulmin terrorist në Banjskë, akoma nuk është sqaruar”, ka shkruar Konjufca.

Konjufca ka thënë se përpjekja për të trembur dhe zmbrapsur politikanë si Sanduloviq, vjen si sulm ndaj mundësisë së një pajtimi të drejtë politik mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe ndaj kulturës politike evropiane në Serbi.

“Duke i dëshiruar shërim sa më të shpejtë z. Sanduloviq, e duke uruar që ai të dalë edhe më i vendosur nga ky sulm i rëndë, i bëj thirrje edhe komunitetit ndërkombëtar që ta dënojë këtë akt dhe të ndërmarrë veprime frenuese të brutalitetit të shtetit serb, që është i orientuar sa drejt Republikës së Kosovës, aq edhe drejt figurave publike që i shërbejnë përparimit të marrëdhënieve tona”, ka shkruar kryeparlamentari.

Sipas tij, demokracia matet me elementet brendashtetërore, por edhe me krahasimet me vendet ku ajo tashmë është etabluar rrënjësisht.

“E në këtë kuptim, reagimi i vendeve demokratike kundrejt këtij akti të rëndë është tepër përcaktues”, është shprehur ai.

Kujtojmë që dje politikani serb, Nikola Sanduloviq është rrahur brutalisht nga BIA serbe.

Avokati i tij, Çedomir Stojkoviq ka thënë se jeta e politikanit serb është në rrezik dhe ka bërë të ditur se ai është duke u dërguar në burgun qendror në Beograd, nga emergjenca ku po merrte trajtim si pasojë e rrahjeve nga shërbimi sekret serb.

Ministrja Haxhiu për Sanduloviqin: Rrihet vetëm pse e pranon të vërtetën e Kosovës, ndërkombëtarët ta dënojnë këtë akt
Avokati: Sanduloviqi po dërgohet nga spitali në burg, jeta e tij është në rrezik

Gjithashtu lexoni:

Gërvalla porosi opozitës: Hiqni dorë nga kushtëzimet, ato janë parakusht i keq për negociata

Gërvalla për koalicione: Do bëjmë maksimumin, çdo marrëveshje duhet t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve

I dehuri në Mitrovicë sulmon qytetarin dhe tre policë, i kanos me vrasje

Në QNR vazhdon rinumërimi i 9 vendvotimeve të fundit

Podujeva shënon Ditën e Çlirimit

Kosova News 05/01/2024 05/01/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Gërvalla porosi opozitës: Hiqni dorë nga kushtëzimet, ato janë parakusht i keq për negociata
11:28 -19/06/2026
Haxhiu vlerëson punën e shërbyesve civilë në prag të Ditës Ndërkombëtare
11:18 -19/06/2026
Gërvalla për koalicione: Do bëjmë maksimumin, çdo marrëveshje duhet t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve
11:02 -19/06/2026
I dehuri në Mitrovicë sulmon qytetarin dhe tre policë, i kanos me vrasje
10:38 -19/06/2026
Detaje të reja për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, një person në gjendje të rëndë shëndetësore
10:09 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?